Java e 21-të e Abissnet Superiores rezervon ndeshje mjaft interesante të cilat mund të ndikojnë në renditjen e ekipeve.

Ditën e diel përplasen dy skuadrat që për momentin janë në ndjekje të Tiranës, Laci dhe Kukësi, ndërkohë që bardhevblutë në letër kanë shansin e një tentative shkëputjeje duke qenë se luajnë me skuadrën e fundit në klasifikim si Kastrioti.

Gjithashtu një tjetër skuadër kryeqytetase për të cilën pritet shumë dhe që ndodhet momentalisht në një pozicion shumë delikat, Dinamo, do të masë forcën këtë javë me kampionen në fuqi të Teutës që është gjithashtu në pozita jo të mira”, tha Orges Shehi.

Në këto pesë javë të fundit në superiore Dinamo ka 3 humbje dhe vetëm 2 barazime, ndërkohë Teuta katër humbje dhe një fitore, bilance këto që e bëjnë këtë një duel shumë të balancuar, nga i cili çdo skuadër pretendon pikën e kthesës. Edhe në klasifikim këto dy ekipe i ndajnë vetëm 2 pikë 21 Teuta në vendin e 6-të dhe 19 Dinamo në të shtatin. Të trija këto ndeshje të së dielës do të transmetohen si gjithmonë drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb”, u shpreh Erion Xhafa.

 

Top Channel