Probleme me zemrën? Aguero shkon me Argjentinën në Botëror

19/02/2022 17:23

Sergio Aguero një nga sulmuesit më të spikatur të viteve të fundit u detyrua të tërhiqej nga futbolli sezonin e kaluar për shkak të problemeve në zemër.

Argjentinasi nuk ia doli në këtë formë të shijonte në maksimum eksperiencën e nisur me Barcelonën, megjithatë, El Kun nuk ka ndërmend të humbasë emocionet që të dhuron Botërori.

Aguero është duke planifikuar të jetë me Argjentinën në Botërorin e Katarit, por normalisht jo në rolin e futbollistit por si pjesë e stafit të trajnerit Scaloni.

“Dua të shkoj në Botëror, kam një takim në këtë javë dhe i vetmi problem është se do të më duhet të largohem për shumë kohë nga familja dhe kujdesi mjekësor. Ideja është të jem pjesë e stafit mjekësor, por le të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Aguero.

Top Channel