Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinj në Tepelenë

19/02/2022 14:21

Dy të rinj u arrestuan këtë të shtunë në Tepelenë, pasi u kapën duke transportuar shtatë emigrantë të paligjshëm.

24-vjeçari me iniciale A. M., banues në Tiranë dhe 22-vjeçari me iniciale M. N., banues në Fier, sipas policisë, u kishin kërkuar refugjatëve para për t’u mundësuar transportin.

Ndërkohë, janë sekuestruar dy automjete, dy aparat celularë, 700 euro dhe 8.000 lekë.

Të dyshuarit do të hetohen nga Prokuroria e Gjirokastrës, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Top Channel