Entuziazëm dhe energji rinore, por edhe keqardhje që superspektaklit BBV i erdhi fundi. Nata finale e BBV ka mbërthyer para ekranit të gjithë durrsakët.

Në shtëpi, lokale apo klube nate të gjithë shijojnë spektaklin dhe presin plot kërshëri se kush do të shpallet fituesi i madh i një spektakli që u kthye në kryefjalë të përditshmërisë shqiptare që nga tetori i kaluar.

Prej disa ditësh, klube nate dhe lokale kishin njoftuar se prisnin rezervime për natën e madhe dhe interesi nuk ka munguar, pavarësisht orës policore në fuqi.

Të kënaqur që në shoqërinë e njëri-tjetrit po shijojnë spektaklin dhe emocionet e forta të finalistëve, të rinjtë shprehin preferencat e tyre, por edhe keqardhje që këtij rrugëtimi i erdhi fundi.

Përgjatë të gjithë spektaklit, angazhimi ka qenë i plotë duke u përfshirë në ccdo televotim të hapur duke nxituar të votojnë dhe të mbështesin të preferuarin e tyre me dëshirën për ta parë atë fitues dhe së shpejti mes tyre në Durrës.

Top Channel