Berisha në Dibër, prezanton kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Premtim kryemadhi

19/02/2022 15:56

Ish-kryetari PD-së, Sali Berisha prezantoi në Kalanë e Dodës kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për bashkinë Dibër, Premtim Kryemadhi.

Asnjë votë për pengun. Çdo votë për pengun është humbje për PD-në! Është votë e munguar për Partinë Demokratike sot Premtim Kryemadhi është kandidati juaj, nuk është kandidat i drejtuesve të PD-së”, tha Berisha.

Kandidati Kryemadhi shpjegoi prioritetin kryesor nëse do të votëbesohet.

Ky mandat është i shkurtër, por i mjaftueshëm për transparencën në bashkinë e Dibrës, në veprimtarinë e asaj administrate që ka sot bashkia Dibër”, tha Kryemadhi.

Top Channel