Fotot nga zhvillimet e 24 orëve të fundit në Ukrainë, janë në faqet e para të gazetave perëndimore dhe portalet e të gjitha agjencive të lajmeve botërore.

Top Channel ka përzgjedhur disa prej këtyre fotove të cilat ilustrojnë situatën e tensionuar në lindje të Ukrainës 24 orët e fundit, ku rajone të tëra janë sulmuar nga ata që njihen si separatistët rus të mbështetur nga Moska.

Në foton e parë tregohet një ushtarë Ukrainës duke ekzaminuar një predhë të pa shpërthyer, ndërsa afër tij qëndron një mace.

Një tjetër foto është shkrepur paraditen e kësaj të Shtune në tregun e Kievit ku dy të moshuara vijojnë normalisht jetën e tyre duke blerë produkte bujqësore.

Ndërsa në foton e tretë është fiksuar vend ndalimi një predhe e cila ka dëmtuar një rrugë dytësore në Lindje të Ukrainës.

Sakaq fotot e një studenti nga India, i cili është rreshtuar në mbrojtje të Ukrainës janë publikuar në të gjitha mediat e Ukrainës.

Nga student në universitet ai tashmë ka veshur uniformën ushtarake në mbrojtje të vendit ku erdhi si student.

Një sulm i fuqishëm gjatë natës, është fiksuar në një tjetër foto e cila tregon përmasat e shpërthimit.

Të gjitha sulmet e 24 orëve të fundit, grafikisht janë hedhur në një hartë për të ilustruar përdorimin e armëve të lehta dhe mitrolozëve nga separatistët rus në territoret e okupuara.

Moska thotë se këto sulme kanë autorësinë e ushtrisë të Ukrainës e cila kërkon të marrë nën kontroll rajonin e Donbas duke dëbuar qytetarët rus atje.

Por, qeveria e Ukrainës i ka mohuar këto deklarime të Moskës.

Intensifikimi këtyre sulmeve në Lindje të Ukrainës dhe autorësia që i vendos Moska, shikohen si “Red Flag” ndërtimi një preteksti për presidentin Putin në nisjen e një sulmi masiv ndaj Ukrainës.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel