Aksident në Shkodër-Koplik, i riu humb kontrollin e mjetit. Përfundojnë në spital familjarët që po udhëtonin me të

19/02/2022 17:20
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik pasditen e sotme.

Rreth orës 16:40, 29-vjeçari i identifikuar me inicialet D.P., banues në Shkodër, ishte duke drejtuar mjetin tip Volkswagen kur ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasit Q. P. , D. P. , S. P. dhe A. P. te gjithë familjarë të tij të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel