Gruaja e denoncoi për kërcënime me vdekje dhe dhunë, pas 14 muajsh në burg shpallet i pafajshëm shqiptari

19/02/2022 17:02

Keqtrajtim “sistematik”, rrahje, fyerje, kërcënime me vdekje dhe dhunë seksuale. Këto janë akuzat e rënda që çuan arrestimin e 43-vjeçarit shqiptar më 30 dhjetor të vitit 2020 në Valle Sabbia, Italia.

Por mediat italiane bëjnë me dije se në orët e fundit u shpall i pafajshëm pas 14 muajsh paraburgim.

Bashkëshortja, nëna e dy fëmijëve tha se i ishte nënshtruar kërcënimeve të vazhdueshme, duke përfshirë vdekjen, për keqtrajtim dhe rrahje, dhe se tha se përjetoi katër episode të dhunës seksuale. Për të gjitha këto akuza burri u dërgua në burg.

Prokurori kërkoi dënimin me 9 vite burg, ndërsa burri vazhdoi të thoshte se ishte i pafajshëm.

Në gjyq, dëshmia e gruas zbuloi kontradikta me atë që kishte thënë para arrestimit. Ndër të tjera, u konstatua se një lidhje jashtëmartesore e futi në krizë lidhjen përpara akuzave dhe arrestimit të shqiptarit.

Top Channel