Mesazhet e fundit të familjes me bebe të gjetur të vdekur në shkretëtirën e Kalifornisë (fotot)

19/02/2022 17:23

Një familje që vdiq teksa udhëtonin në nxehtësinë e shkretëtirës së veriut të Kalifornisë verës që shkoi, kishin dërguar një mesazh të fundit të dëshpëruar për ndihmë, thanë sot autoritetet amerikane.

Programuesi i kompjuterëve Jonathan Gerrish, 45 vjeç, gruaja e tij 31 vjeçare Ellen Chung, bija e tyre 1 vjeçare Miju dhe qeni Oski, u gjetën të gjithë të vdekur në një rrugë të largët në rezervatin pyjor Sierra në gusht.

Të dhënat celulare tregonin se Gerrish kishte tentuar të dërgonte një tekst te një person i paemëruar pak para mesditës së 15 gushtit ku thuhej: “A mund të na ndihmoni?”

“Jemi të dëshpëruar në kalimin drejt shpellës Hites. S’kemi ujë, jemi të përvëluar me beben”, thuhej më tej në tekst.

Por teksti nuk arriti të dërgohej pasi në zonë nuk kishte mbulim celular, thanë hetuesit.

Pesë telefonata të tjera  — asnjë drejt numrit të emergjencës 911 — nuk arritën të realizoheshin, thanë ata.

Hetuesit e shtangur nga vdekjet, kanë hetuar prej muajsh të dhënat e celularit të Gerrish për të zbuluar lëvizjet e fundit të familjes tragjike.

Vetëm dy ditë më vonë, më 17 gusht, ata ishin shpallur të humbur nga familjarët e tyre.

Hetuesit vendosën se shkaku i vdekjes së tyre ishte nga i nxehti ekstrem dhe mungesa e përgatitjes për temperaturat që arrinin deri në 43 gradë Celcius.

Familja kishte ecur për gati 9 km me vajzën e tyre në një mbajtëse kurrizi dhe kishin një shishe uji 2.5 litra që ishte e zbrazur kur autoritetet gjetën trupat e tyre.

Autoritetet thanë se ata ishin gjetur 2.5 km larg makinës së tyre.

FOTO GALERI
1/5
Familja vdiq teksa udhëtonin në nxehtësinë e shkretëtirës së veriut të Kalifornisë verës që shkoi

Top Channel