Ne tragetin që u dogj në ujërat mes Shqipërisë dhe Greqisë ishin edhe tre shqiptarë të cilët mundën të shpëtojnë.

Një prej tyre Zef Lufi, nga Puka por që jeton në Selanik, e gjetëm në hotelet e Korfuzit ku u strehuan personat e mbijetuar nga incidenti në det.

“Në tre na zgjuan se ka zjarr dilni jashtë. Dolëm jashtë hipëm sipër në tarracën e tragetit. Na morri personeli i tragetit na rreshtoi dhe na thanë do prisni këtu, shikoja tym shumë të madh në tarracë. Na mbajtën për një orë e panë që nuk mund të shuhej zjarri, na vunë në dy varka dhe e lamë tragetin. Kjo ndodhi e pamë vdekjen para syve na larguan nja 50 metra larg tragetit dhe për 20 minuta i hipi flaka gjithë tragetit gjithandej dhe do zoti shpëtuam. Ishte edhe një shqiptar qe ishte me mua, ai është ne hotel me shume kane qene bullgare dhe rumune. Shkaqet e zjarrit nuk e kuptoj, thoshin ne garazh ka kamion frigorifer ka pësuar shkëndija zjarri sepse lidhen korrenti me frigoriferët se kishte frigoriferë me peshk me gjera te ngrira dhe te gjalla”, u shpreh ai.

Ndërkohë lufta me flakët në traget ka vazhduar gjatë ditë natës. Po ashtu edhe kërkimet për 12 persona që mungojnë në listën e udhëtarëve. Bëhet fjalë për 7 shtetas bullgarë, një lituanez, tre grekë dhe një turk. Dyshohet se ata ndodheshin në kabinat kamionëve të tyre, në kohën që Euro Ferry Olimpia u përfshi nga flakët në ngushticën mes Shqipërisë dhe ishullit të Korfuzit.

Top Channel