Modelja Beniada Nishani e ka nisur ditën me një falenderim për të gjithë ndjekësit që e kanë mbështetur gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big brother VIP”.

Përshëndetje, mirëmëngjes. Unë jam te shtëpia e hallës në Durrës. Dua të bëj një falenderim të gjithë njerëzit që na kanë suportuar. Sa mora telefonin në dorë, por do të mundohemi avash avash të shikoj të gjitha gjërat që keni shkruar për mua. Kjo video është për të gjithë njerëzit që na kanë mbështetur. Ju dua pafund, do të mundohem të jem sa më aktive në Instagram, t’ju përgjigjem të gjithëve. Faleminderit me gjithë zemër. Ju nuk mund të imagjinoni sa na keni ndihmuar me mesazhet që na keni dërguar brenda shtëpisë. Ju dua pafund”, shprehet modelja nëpërmjet disa “Insta Story-ve”.

Beniada ishte një nga finalistet e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”. Ajo u eliminua e para, mbrëmjen e kaluar. Modelja me çiltërsinë, pozitivitetin dhe energjinë që e karakterizonte rrëmbeu zemrat e mijëra shqiptarëve që e kanë ndjekur kudo në botë.

Ndërsa çmimi i madh i “Big Brother VIP” u fitua nga balerini Ilir Shaqiri.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel