Big Market zgjeron rrjetin/ Hapet pika e re pranë parkut olimpik në Tiranë

19/02/2022 12:27

Rrjeti më i madh i supermarketeve shqiptare, Big Market lajmëroi sot hapjen e pikës më të re te Parku Olimpik, në Tiranë.

Ky hipermarket i ri, me një dizajn modern dhe pozicionim mjaft të favorshëm, ka bashkuar freskinë italiane me prodhimet më të mira vendase, duke mundësuar blerjen në një frymë relaksi dhe argëtimi, për të gjitha moshat.

Në këtë hipermarket, Big Market sjell për herë të parë në Shqipëri, të mirënjohurin Floriano Tagliavento, i cili numëron 50 vite përvojë në përzgjedhjen dhe trajtimet e produkteve cilësore të mishit dhe bulmetit në Itali, ku ka krijuar standarde elitë për markat më të famshme në vendin fqinj.

Interesimit tonë për bashkëpunimin e tij me rrjetin më të madh shqiptar të supermarketeve, Z. Tagliavento i përgjigjet me entuziazëm:

Tregjet tona janë shumë të ngjashme dhe të dyja janë të bekuara me produkte të freskëta dhe ngrohtësinë e shërbimit. Kështu, edhe ky bashkëpunim erdhi shumë natyrshëm dhe Big Market është i vetmi rrjet shqiptar që mundësonte standardin e duhur për të sjellë përzgjedhjet më të mira të gastronomisë italiane, për gamën më të gjerë të konsumatorëve. Jam i bindur se klientët e Big Market do të mbeten shumë të kënaqur dhe sukseset e produkteve tona do të jenë… olimpike, le të themi”.

Ky është fillimi i një dashurie të re për cilësinë, nga produktet deri te shërbimet e stafeve të Big Market, në çdo komunitet ku ata operojnë.

Top Channel