Në periudhën e dimrit ka një shtim të rasteve me gripin e syrit por mjekët po bërjen dhe raste të shumta me komplikacione të syrit të shkaktuara nga Covid.

Rubin Topi, Okulist: Rastet me gripin e syrit vazhdojnë sepse janë drejtpërdrejt te lidhura me situatën virale, me virozat dhe gripin por ajo që ndryshon në raport para pandemisë është që këto raste te mos ngatërrohen me komplikacionet ne raport me syrin që vijnë nga covid sepse janë shumë të ngjashme por nuk janë të njëjta.

Gripi i syrit është një infeksion viral që ngjitet përmes kontakti me personat e prekur e shkakton skuqeje të syve, sklepa të shumtë dhe diskomfort.

Rubin Topi: Mesatarisht shohim ne dite paciente me gripin e syrit 2-3 ne dite nuk është numër per tu nënvlerësuar. Edhe prekjet nga covidi janë ne numër, unë shoh një rast ne një apo dy dite dhe nuk është pak, tani po paraqitet gjithmonë e me tepër.

Raste e komplikacioneve të syrit prej Covid-19 ndonëse në pjesën më të madhe të tyre janë pa pasoja, disa të tjera kanë çuar deri në verbim.

Rubin Topi: Kemi pare dhe raste shumë ekstreme që jemi detyruar që pacientit i kemi hequr dhe syrin pra infeksione tepër te avancuara. Raste të tjera për shembull që kanë prekur komplet kornen dhe është verbuar nga ai sy për shkak të veshjes totale të xhamit të syrit, të kornes.

Gripi i syrit vihet re më shumë tek fëmijët për shkak të përhapjes në kopshte, çerdhe e shkolla ndërsa komplikacione nga COVID ka pasur tek moshat e rritura.

Top Channel