‘Vetëvaret’ në burg furnizuesi francez me vajza i financierit pedofil Jeffrey Epstein, një javë pas mbylljes së akuzave ndaj Princit britanik (fotot)

19/02/2022 15:34

Miku francez i Jeffrey Epstein, pronari i agjencisë së modeleve Jean-Luc Brunel, i cili besohet se ka funizuar qindra vajza për trafikun seksual të financierit pedofil, ka vdekur sot në burg në një “vetëvarje” në dukje.

Zhvillimi vjen disa ditë pasi princi i Britanisë Andrew, 62 vjeç, arriti një marrëveshje me akuzuesen e sulmeve seksuale Virginia Roberts, që asokohe ishte skllave seksuale e Epstein dhe “madamës” së tij Ghislaine Maxwell.

Roberts akuzon 76 vjeçarin Brunel, se ka sjellë në rrethin e abuzimit seksual të Epstein më shumë se një mijë vajza nga agjencia e tij e modelimit.

Brunel ishte duke pritur gjyqin me akuza përdhunimi minorenesh, dhe ashtu si Epstein gati dy vjet më parë, vdiq në burg sipas asaj që autoritetet quajnë “vetëvrasje”.

Prokurorët në Paris konfirmuan se Brunel u gjet i varur në qelinë e tij në burgun La Santé, në jug të kryeqytetit, mëngjesin e të shtunës.

Nuk dihet nëse ai kishte të tjerë në qelinë e atij apo nëse ka pamje të kamerave të sigurisë për ngjarjen.

“Patrulla e natës e gjeti atë të vdekur rreth orës 1” thanë burimet e hetuesisë, duke shtuar se provat sugjeronin një vetëvrasje.

Në dhjetor 2020 Brunel u padit nga njësia anti-pedofili e policisë së Parisit pas abuziemve të tij me të rejat në agjencinë e modelingut.

Brunel dyshohet se ka qenë pjesë e rrethit të trafikimit seksual të miliarderit amerikano-hebre  Epstein, i cili vdiq si ai në qeli në 2019, teksa priste gjyqit për krime të shumta seksuale.

Ish e dashura e Epstein, aristokratja britanike Ghislaine Maxwell, është aktuaisht në burg në SHBA duke pritur dënimin për akuza trafiku seksual.

Gjyqi ndaj Brunel nisi kur u mësua se ai dhe princi britanik Andrew ksihin një të dashur të përbashkët prej skllaveve të Epstein.

Virginia Roberts Giuffre, ka denoncuar se detyrohej nga Epstein të flinte me Princin britanik  dhe me Brunel kur ishte me e re se 17 vjeçe.

Roberts Giuffre tha se kishte pasur disa herë marrëdhënie seksuale me Brunel nga mosha 16 deri në 19 vjeçe, sipas dokumenteve ligjore në Francë dhe SHBA.

Ajo thotë se është përdhunuar fillimisht nga Brunel në vitin 2001.

Brunel u arrestua vetëm në janar 2020.

Përdhunimet e shumta të Giuffre – tashmë nënë e tre fëmijëve, e cila quhej Virginia Roberts par amartesës – kanë ndodhur në ishullin privat të Epstein Little Saint James, në Virgin Islands, SHBA.

Giuffre ka denoncuar nën betim se Brunel dhe Princi Andrew e kanë sulmuar seksualisht aty.

Ligji francez parashikon që një qytetar francez si Brunel mund të gjykohet në Francë për krime të kryera tjetërkund.

FOTO GALERI
1/10
Prokurorët në Paris konfirmuan se Brunel u gjet i varur në qelinë e tij në burgun La Santé, në jug të kryeqytetit

Top Channel