Ghislaine Maxwell, fajtore për trafik minorenesh, viktima e pedofilëve flet për ‘rrjetin sadist’ të abuzimeve (fotot)

30/12/2021 16:30

Një prej viktimave të dyshes milionere të pedofilëve Epstein Epstein dhe Ghislaine Maxwell e ka përshkruar aristokraten britaniko-hebreje si njeriun “më të ligë” dhe kërkon tashme të hetohet i biri i mbretëreshës së Anglisë, Princi Andrew.

34 vjeçarja Jennifer Araoz, 34, tha për të përditshmen ‘The Sun’ se kishte rënë në rrjetin sadist të Epstein dhe ishte përdhunuar nga financiaeri milioner kur ishte vetëm 15-vjeçe.

Ky i fundit ka vdekur në një vetëvrasje të dyshimtë në qeli ndërsa “madama” e tij e prostitucionit Maxwell, tashmë pritet të kalojë jetën prapa hekurave pasi u shpall fajtore për gjashtë akuza trafikimi të vajzave të reja dhe të mitura, në rrjetin e pedofilëve me influencë të të dashurit të saj.

Aristokratja britanike kishte afruar dhjetra adoleshente të dobëta e të pasigurta në pronat e Epstein që ai dhe miqtë e tij të abuzonin nga vitet 1994 deri në 2004.

Jennifer, artiste makiazhi që tashmë jeton në New York, mori pjesë në gjyq për të mbështetur akuzueset në dëshmitë e tyre kundër abuzimit.

Ajo tha: “Fakti që Ghislaine është vetë grua, të lëndon akoma më shumë. Ajo ishte më e rritur dhe në vend që të kujdesej për vajzat, ishte abuzuesja e tyre çnjerëzore po aq sa të tjerët”.

“Ajo ishte si Epstein – në mos më keq”.

“Është tmerrues fakti që ajo dëshironte të kontrollonte vajza të reja që ishin të humbura në jetë dhe mund të binin lehtësisht në këtë rrjet ligësie”.

“Është diçka sadiste Ghislaine është e ligë, siç ishin të gjithë njerëzit e përfshirë. Shporesoj që të kalojë pjesën tjetër të jetës në burg”.

Ndërsa duke folur për princin britanik Andrew – Jennifer shton: “Autoritetet duhet të kishin hetuar këta njerëz shumë më parë.

“Princi Andrew duhet të hetohet për të gjitha femrat me të cilat është përfshirë. Nëse autoritetet nuk i kanë hetuar këta njerëz deri tani, ndoshta nuk do ta bëjnë kurrë”.

E mbijetuara tjetër e abuzimeve të Epstein Virginia Roberts Giuffre ka paditur princin 61 vjeçar Andrew, duke thënë se ka përdhunaur tre herë kur ishte 17 vjeçe. Andrew i mohon akuzat.

Ndërsa Jennifer, ishte vetëm 14-vjeçe kur “u rekrutua” nga Maxwell dhe një e dërguar e saj, dhe u dërgua të takohej me Epstein disa metra larg shkollës së saj në New York.

Ajo tregon për The Sun: “Ishte një rekrutuese që nxitej nga dikush – kjo duhet të ishte Ghislaine.

“Kur u njoha me Epstein, ai ishte i sjellshëm dhe si një figurë atërore në muajt e parë”.

“Babai im kishte vdekur dhe ai përpiqej të më tregonte se donte të ishte si një figurë atërore dhe kujdestar për mua, dhe kjo ishte çka unë kisha nevojë”.

“Shkoja në shkollë muzikore dhe ai më thoshte se do të më prezantonte me producentë e përfaqësues”.

“Ai më thoshte se isha e bukur, e talentuar dhe gjëra të tjera që një vajzë 14 vjeçare dëshironte të dëgjonte”.

Rrjedhimisht Epstein nisi të kërkonte masazhe dhe  Jennifer ndjehej “e detyruar” ta bënte, në dukje prej bujarisë së tij.

Por kjo ishte vetëm një justifikim që financieri amerikano-hebre ta abuzonte seksualisht e ta përdhunonte në 2002.

Ajo tregon: “Ishte e vështirë të thoja jo për masazhet. Më përdhunoi një herë kur isha 15 vjeçe dhe pas kësaj nuk u ktheva më aty”.

Jennifer kishte lënë shkollën e teatrit: “Isha e talentuar asokohe, është e trishtë të mendosh sesi mund të kishte shkuar ndryshe. U ndjeva e tradhëtuar, se askush nuk donte t’ia dinte për mua, megjithse kisha një nënë që më donte.”

Jennifer bëri publike akuzat e saj kundër Epstein në 2019, pak para se ai të vriste veten sipas versionit zyrtar, kur ishte në burg për akuza trafiku seksual.

Jennifer thotë: “Kur tregova historinë time mora letra dhe email-e të panumërt mbështetjeje. Prandaj kam nisur një organizatë për ndihmë ndaj viktimave të abuzimit seksual”.

Top Channel