Ghislaine Maxwell ‘solli tre vajza për të shënjestruar burrat e fuqishëm në premierën në Londër ku merrte pjesë Princi Charles (fotot)

20/12/2021 15:34

Trafikantja e minoreneve Ghislaine Maxwell erdhi me tre vajza të reja në premierën ekskluzive të një filmi në Londër në vitin 2000 ku merrte pjesë dhe princi britanik Charles, për të “shtënë në dorë burra të fuqishëm”, u tha sot në gjyqin e saj.

 

“Madama” e prostitucionit e pedofilit Jeffrey Epstein shihej në një foto të re me pijen e saj në dorë teksa tre vajzat e reja kishin rrethuar një financier të Londrës dhe shokun e tij.

Imazhi i publikuar nga e përditshmja  The Sun on Sunday, është marrë në klubin e natës Red Cube në Londër më 22 nëntor  2000, gjatë festës së premierës së filmit ‘Charlie’s Angels’.

Po atë natë princi Charles kishte marrë pjesë në premierën e filmit në sheshin Leicester Square, duke bërë foto me aktoret e filmit Drew Barrymore e Lucy Liu.

Nuk ka sugjerime se princi ishte në dijeni të prezencës së Maxwell dhe vajaave të saj, por foto tregon sesi pedofili miliarder Jeffrey Epstein depërtonte në rrethet mbretërore prej lidhjeve të tij me Princ Andrew.

Financieri anonim që shihet pranë “madamës” dhe tre vajzave të reja që ajo kishte sjellë me vete, ka thënë se është i revoltuar nag gracka e ngritur ndaj tij.

Në një deklaratë anonime ai ka thënë, sipas “Daily Mail”: “Tre vajza të reja erdhën dhe nisën të flirtonin me mua, ishin në të 20-at, kjo djathtas meje dukej si shefja e tyre dhe na kërkoi nëse do t’i qerasnim me pije dhe të shkonim diku tjeter më pas. Një nga vajzat ishte një Evropa lindore. Dukej se problemii tyre ishte të llogarisnin pasurinë tonë”.

Financiari kishte thënë se nuk ishte i interesuar dhe pak më vonë  ato u drejtuan tjeterkund nga Maxwell.

Foto u gjet mes sendeve të sekuestruara të Maxwell dhe burimet tregojnë sesi madama i kritikonte vajzat kur shpenzonin shumë kohë me disa të ftuar para se zhvendoseshin te të tjerë.

18 ditë më herët raportohet se Maxwell ishte e ftuar nga princi britanik Andrew në një festë në Los Angeles për çmimet britanike të filmit Charlie’s Angels.

Zhvillimet vijnë mes zhurmave se Maxwell mund të nisë të përmendë emrat e bashkëpunëtorëve ose të shantazhuarve nga rrethi i saj dhe Epstein, nëse shpallet fajtore për akuzat e trafikimit seksual.

Argumentet e fundit të gjyqit të Maxwell do të jepen nesër dhe në mbrëmje juria do të tërhiqet për marrjen e vendiit.

Ish presidentët amerikane Bill Clinton e Donald Trump janë emëruar në gjyq si të pritur nga Epstein, ashtu si aktori Kevin Spacey dhe një seri financiarësh të ‘Wall Street’ apo liderë të njohur biznesi.

Epstein kreu një vetëvrasje të dyshimtë në burg në 2019 me të njëjtat akuza trafiku seksual.

Ndërsa avokatët e Maxwell thonë se ajo po dënohet për krimet e Epstein pas vdekjes së tij para gjyqit.

Top Channel