Gjyqi nxjerr fotot e dyshes së pedofileve duke u relaksuar në pronat e mbretëreshës së Anglisë (fotot)

09/12/2021 18:49

Një foto domethënëse e publikuar sot tregon maniakun miliarder Jeffrey Epstein duke u relaksuar me “madamën” e tij të prostitucionit Ghislaine Maxwell, në rezortin privat të mbretëreshës britanike në Skoci.

Imazhi pa datë besohet se është i vitit 1999 dhe vjen nga dosja e dokumenteve të sekuestruara nga pronat e Epstein që po prezantohen në gjyqin e trafikut njerëzor të Maxwell, pasi i pari vdiq në mënyrë misterioze në burg me të njëjtat akuza.

Momenti besohet se vjen nga koha kur dyshja e trafikut elitar ishin ftuar në pronat Balmoral të mbretëreshës, nga i biri i saj, princi britanik Prince Andrew, një nga “përfituesit e shërbimeve” të rrjetit të abuzimit, shkruan BBC .

Në foto dyshja duken të veshur në mënyrë të lirshme, ku e akuzuara aktuale Maxwell – trashëgimtare britaniko-hebreje e një perëndorie mediash – mban krahun te i dashuri i saj dhe mbështetet në këmbët e tij.

Kuadri është i njëjtë me imazhe të tjera të monarkes britanike në këtë rezort.

Në ato imazhe Mbretëresha lë pijen e saj në pikën e njëjtë  ku Maxwell e Epstein kanë kupën e tyre të kafesë në foto.

Fotoja e relaksuar tregon sesi Epstein e Maxwell ishin mësuar me trajtime të tilla mbretërore nga miqtë e tyre me influencë.

Të dy ata ishin miq të princit Andrew, djalit të mesëm 61-vjeçar të mbretëreshës, që akuzohet se ka bërë seks me skllavet e seksit të Epstein ashtu si shumë figura të tjera me influencë amerikane e britanike, për të cilat besohet se dyshja me pas ‘kontrollonte’ me videot e regjistruara të episodeve seksuale.

Në pritjen e tyre të supozuar në 1999, Andrew kishte shoqëruar dyshen dhe grupin e tyre, ku përfshihej dhe një modele 20-vjecare, shkruan e përditshmja britanike The Sun .

Imazhi është një nga shumë të tjerë që po dalin në dritë nga gjyqi i Maxwell në Manhattan ku prokurorët tregojnë se ajo ishte “partnere krimi” me Epstein, pedofili elitar që “vrau veten” në mënyrë të dyshimtë në qelinë e tij në gusht 2019.

Përveç emrit të princ Andrew janë përmendur të tjerë “miq” të Epstein si ish-presidentët Bill Clinton dhe më i fundit, Donald Trump.

Por republikanët në SHBA thonë se vetëm gjatë presidencës së Trump u arrit të nxirrej para akuzave rrjeti i tmerrshëm i abuzimeve të miliarderit Epstein.

Andrew nuk pranoi të komentonte për foton, shkruan The Sun.

Maxwell, është bija e manjatit britanik të mediave Robert Maxwell, i akuzuar se rekrutonte vajza të reja për klanin e abuzimeve të Epstein.

Gjyqi i saj federal në Manhattan vazhdon.

Top Channel