Navy Seal që vrau Bin Ladenin: E dinim ku fshiheshin talebanët, mjaftonin disa bomba!

23/08/2021 18:02

Pamjet e evakuimit kaotik nga Kabuli i kanë shkaktuar “zemërim të thellë dhe trishtim” ish pjesëtarit të grupit Navy Seal, që vrau Osam Bin Ladenin 2 majin e vitit 2011.

“Ne duhet të kishim ikur nga ai vend që në 2005-sëm. Misioni fillestar ishte mposhtja e Al Kedës dhe kapja e Bin Ladenit. Përse duhet të qëndrohej aq gjatë? Katastrofa që po shohim tani është një turp. Jam shumë i trishtuar për njerëzit që humbën jetën atje”, thotë Robert O`Neill në një intervistë për një gazetë franceze.

Ish marinsi mendon megjithatë se Shtetet e Bashkuara nuk humbën. “Ne i fituam të gjitha betejat dhe e vramë Bin Ladenin. Talebanët po krijojnë një legjendë. Pas britanikëve dhe rusëve, i takoi amerikanëve të tërhiqeshin pa triumph, dhe për këtë, atyre nuk iu desh as të luftonin”, vazhdon ai.

Në 2005-sën, mund të pozicionoheshim jashtë Afganistanit dhe do të kishim kohë mjaftueshëm për të organizuar mbështetjen ajrore. Do të mjaftonte të siguronim bazën e Bagramit pranë Kabulit. Ne e dinim se ku fshiheshin ata, mjaftonte të lëshonim disa bomba”, ka thënë ish marinsi.

Top Channel