Një 49-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Korçë pasi po transportonte 56 emigrantë.

S.Q. u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së me mjetin kamion të markës “Benz”, 56 emigrantëve  të paligjshëm kundrejt shpërblimit 200 euro secilit.

Bëhet me dije se ai ka qenë më parë i dënuar për të njëjtën vepër penale të dhënies të ndihmës. Vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”. U kap duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 49 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Shërbimet e policisë kanë kapur në lagjen nr. 3, Pogradec, shtetasin e mësipërm duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin kamion të markës “Benz”, 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel