Një pus nafte në vendin e njohur si sektori 4 i Ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në  Patos është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Pusi i natës ishte në gjendje pune, nën administrimin e nje kompanie private.

Mësohet se zjarri ka rënë në zonën e quajtur Ofiçinë e Vjetër.

Burimet nga vendi i ngjarjes theksojnë se zjarri po avancon, ndërsa aktualisht po digjen dhe ullishtet aty pranë.

Në vendngjarje po punojnë zjarrfikësit e Patosit, ndërkohë që kanë ardhur edhe forca të shumta të policisë dhe specialistë të sektorit të naftës, për të vënë nën kontroll flakët dhe mbrojtjen e depozitës me nafte bruto.

Top Channel