New York/ Guvernatori i dorëhequr i skandalit seksual, braktis qenin e tij në shtëpinë e vjetër (fotot)

23/08/2021 17:41

Teksa guvernatori i dorëhequr i skandalit të ngacmimeve seksuale Andrew Cuomo, mblidhte plaçkat dje për t’u zhvendosur nga rezidenca zyrtare te shtëpia e të motrës, duket se nuk e ka vrarë mendjen të marrë edhe qenin e tij me vete.

Por Cuomo i kishte kërkuar stafit të vilës në Albany të kujdeseshin për qenin e tij Captain, raporton rrjeti vendas Albany Times Union , duke cituar burime të policisë.

Ato shtonin se një punonjës i vilës ekzekutive e kishte marrë në shtëpi Captain përkohësisht.

Pastori siberian 3-vjeç e gjysmë, i racës së përzierë Malamute, ka kafshuar disa njerëz në të kaluarën, raportojnë mediat.

Qendra lokale e kafshëve Libby Post sugjeroi që Cuomo ta linte qenin aty ku ekspertët të punonin për t’i dhënë fund sulmeve të kafshës problematike.

Ndërsa një zëdhënës i Cuomo tha se burimet gabonin kur thonin se guvernatori po përpiqej të gjente një tjetër shtëpi për Captain.

“Captain është pjesë e familjes së guvernatorit dhe raportimet se ata po përpiqen ta heqin qafe janë të pavërteta”, tha zëdhënësi Rich Azzopardi në fundjavë.

“Dikush ka ofruar të kujdeset për të për kohën e tranzicionit por që kjo të mbushë faqet e gazetave tuaja, është absurde”, shtoi ai.

Cuomo ka adoptuar Captain në vitin 2018.

Ndërkohë guvernatori po ngarkon plaçkat e tij në pronën e zotëruar nga e motra Maria Cole dhe bashkëshorti Kenneth Cole.

Demokrati 63-vjecar dha dorëheqjen për t’i shpëtuar padisë për shkelje të ligjeve federale të ngacmimeve seksuale në detyrë dhe gjithashtu pas kritikave për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Cuomo ka mohuar se ka prekur femra të stafit në mënyrë të papërshtatshme, dhe mbron se politikat e tij të  Covid-19 tentonin vetëm mbrojtjen nga infeksioni.

 

FOTO GALERI
1/5
Andrew Cuomo duket se nuk e ka vrarë mendjen të marrë edhe qenin e tij me vete.

Top Channel