Terapitë janë thuajse plot, gati 2000 janë të sëmurët rëndë, ndërsa mosha mesatare e të shtruarve në spital është ulur ndjeshëm: situata e pandemisë në Spanjë shfaqet sërish alarmuese.

Sipas medieve italiane vendi po kalon në valën e pestë të sëmundjes. Pasi lehtësoi ndjeshëm masat anti-Covid, Spanja po përballet me një hov të variantit Delta ndërsa të shtruarit në kujdes intensiv janë më të rinj: gati gjysma e rasteve, janë më pak se 50 vjeç. Numri i intubimeve megjithatë, nuk është aq i lartë sa më parë.

Qeveria katalanase po kërkon rikthimin e shtetrrethimit në Barcelonë dhe 61 komuna të tjera me më shumë se 20 mijë banorë. Nëse kalohet incidenca e 125 infektimeve për 100 mijë banorë në harkun e 7 ditëve, do të vendoset sërish ndalimi i qarkullimit në orare të caktuara.

Spanja me 47 milionë banorë, numëron deri tani 4 milionë e 770 mijë të infektuar dhe mbi 83 mijë viktima nga Covid 19. Deri tani, gati 75 % e popullatës atje ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, dhe 65% konsiderohej e mbrojtur me imunizim të plotë.

Top Channel