16-vjeçarja në Pejë bëhet nënë, deklaron në polici se është martuar para një viti

23/08/2021 11:32

Rasti i një adoleshenteje që ka lindur fëmijë në moshën 16-vjeçare ka vënë në lëvizje policinë në Kosovë.

Policia ka marrë në pyetje babanë e foshnjës, ndërkohë që vetë vajza ka shprehur se para një viti është martuar. Martesat nën moshën 18-vjeçare janë të paligjshme në vend, por kjo nuk e ka penguar çiftin që të bashkëjetojnë dhe të krijojnë familjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç.

Është raportuar se viktima femër kosovare në spitalin rajonal Pejë kishte lindur një fëmijë. Njësiti policor është marr me rastin, ku viktima ka deklaruar se para një viti ishte martuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Top Channel