Vllaznia tashmë klub privat/ Mbetet në fuqi vendimi, Alban Xhaferri, president i shkodranëve

23/08/2021 19:57

Çështja e privatizimit të plotë të Vllaznisë po shkon drejt fundit.

Komisioni i Prokurimit Publik i përgjigjet ankimimit të bërë nga 2 prej kompanive pjesëmarrëse në ankandin për klubin shkodran duke lënë në fuqi vendimin e Autoritetit Shitës, Bashkisë Shkodër, dhe duke certifikuar të gjitha etapat e procedurës së ndjekur në këtë ankand.

Sipas këtij komisioni çdo veprim është bërë sipas rregullave, kështu që bashkia mund të vijojë me normalisht me procedurat e mbetura dhe të shpallë fituesin. Sipas procedurave Albabn Xhaferri dhe kompania që ai përfaqëson do të jenë pronarët e rinj të klubit të Vllaznisë.

Ankandi për privatizimin e plotë të Klubit të Vllaznisë është kryer në muajin maj të këtij viti dhe në garë ishin 3 ofertues, 2 prej të cilëve u skualifikuan duke lënë si kandidat të vetëm Alban Xhaferrin dhe Kompaninë që ai përfaqësonte.

Pas kësaj kompanitë Almiro Gurakuqi dhe Carpathia Albania shpk, që ishin një prej ofertuesve për blerjen e Vllaznisë bënë ankimimin e tyre, që u hodh poshtë nga komisioni i Prokurimit Publik.

Tani për Vllazninë nis një epokë e re përsa i përket administrimit sportiv që është si ai i klubeve të tjerë më të rëndësishme evropiane. Bashkia e Shkodrës falenderoi të gjithë tifozët shkodranë për mbështetjen e dhënë gjatë procesit të ankandit për shitjen e plotë të një prej klubeve më me emër në futbollin shqiptar.

Top Channel