Bashkëpunimi Çeki-Shqipëri/ Në 15 ditët në vijim do të shikoni policë çekë në disa qytete të vendit

23/08/2021 14:41

Policia çeke do të jetë në vendin tonë për një periudhë 15-ditore gjatë sezonit turistik.

Ata kanë ardhur në vendin tonë pas Memorandumit të Mirëkuptimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Republikës së Çekisë.

Qëllimi i këtij memorandumi është patrullimi i përbashkët policisë shqiptare dhe asaj ceke në territorin e Shqipërisë pikërisht qytetet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Fier, Gjirokastër dhe Vlorë ër të garantuar mbarëvajtjen e pushimeve.

Policia e Shtetit.

Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Republikës së Çekisë, përfaqësuar nga Presidiumi i Policisë i Republikës çeke, për “Organizimin e patrullimeve të përbashkëta gjatë sezonit turistik veror në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Punonjësit e strukturave të Rendit në Policinë çeke z. Martin Zofcin dhe z. Gjoni Markaj janë mirëpritur fillimisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, dhe do vijojnë më pas në Drejtoritë Vendore të Policisë Shkodër, Lezhë, Tiranë, Fier, Gjirokastër dhe Vlorë, për një periudhë 15-ditore, me dëshirën e përbashkët për të bashkëpunuar.

Qëllimi i këtij Memorandumi është patrullimi i përbashkët nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatet përkatëse të Drejtorive Vendore të Policisë dhe punonjësit e Policisë çeke, me qëllim sigurimin e rendit publik dhe garantimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës çeke që qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit turistik veror, duke iu ofruar ndihmë për çdo rast, këshilla dhe lehtësi për komunikimin në gjuhën shqipe.

#BashkëpunimiSjellSiguri🤝

#PërNjëSezonTuristikSaMëTëSigurtë.

Top Channel