Një burrë në Bari keqtrajtoi bashkëshorten sepse nuk pranoi të kryente detyrat e saj bashkëshortore. 

42-vjeçari nga Maroku i preu asaj flokët dhe e goditi me thikë në fytyrë, në një ngjarje që ka shokuar  provincën Canosa Ruvo di Puglia.

Pas largimit nga shtëpia, ai u arrestua nga policia dhe tani ndodhet pas hekurave  i paraburgosur për tentativë vrasjeje të bashkëshortes 24 vjeçare e cila kishte refuzuar të kryente marrëdhënie me të shoqin natën e krimit.

Fqinjët  të alarmuar nga  klithmat e gruas lajmëruan policinë. Ajo iu nënshtrua operacionit pasi është lënduar në vesh dhe në duar. Çifti kishte mbërritur prej pak kohësh në Itali.

Top Channel