Shqipëria nuk mund t’i ofrojë jahteve luksoze asgjë më shumë se sa naftë të lirë dhe zero taksa. Kryesorja e turizmit detar është infrastruktura, të cilës Shqipërisë i mungon.

Vendi ynë momentalisht ka vetëm porte për përpunimin e mallrave dhe të trageteve, ndërsa portet turistike mungojnë.
Edhe pse qeveria ka lehtësuar procedurat për të lundruar në detet tona si dhe ka zeruar taksat, kroçeret dhe jahtet, në Shqipëri nuk qëndrojnë më shumë se një ditë:

Nëse këto vijnë vetëm për naftën e lirë dhe nuk ndalojnë për të shpenzuar në turizëm, nuk duket që të ketë ndonjë leverdi. Pastaj ai jahti që vjen në Shqipëri derdh edhe ujërat e zeza dhe pa një kontroll të rreptë Shqipëria për të do jetë vetëm një oaz për plotësimin e këtyre nevojave”, thotë Flora Xhemani.

Shqipëria nuk mundet të ofrojë shërbimet e plota për jahtet dhe as mundësinë e parkimit të tyre. Pavarësisht politikave të ndërmarra nga qeveria, faqja prestigjioze Superyachts.com në një analizë të saj vëren se në 2019-n, pikun tonë kishim vetëm 150 superjahte që vizitonin vendin.

Shqipëria nuk ka momentalisht asnjë port që mundet të ofrojë të gjitha shërbimet për superjahtet”, thotë Bjordi Gongo.

Mali i Zi përfiton miliona euro nga industria e jahteve, ndërsa ne nuk mundemi derisa të mbarojmë me infrastruktruën. Nuk mundet një turist luksoz të paguaj në momentin që detyrohet të presë në radhë për tu parkuar dhe të vijë me një gomone në breg”, shprehet Flora Xhemani.

Ministria e Infrastrukturës ka shpalosur planet e saj për të ndërtuar disa porte turistike në Vlorë, Sarandë dhe Kavajë brenda vitit 2030.

Top Channel