Është shënuar numri më i lartë i fëmijëve të hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë nga Covid 19, që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit të shtrirë janë 13 fëmijë, ndërsa trajtim të përkohshëm kanë kërkuar 9 të tjerë.
Drejtoresha e klinikës, Violeta Grajqevci tregon se pjesa më e madhe e tyre janë në gjendje të qëndrueshme.

Fëmijët që kanë kërkuar hospitalizim në dy javët e fundit, Grajqevci tregon se kanë qenë nga 7 javësh deri në 17 vjeç.
Situatë e rënduar paraqitet edhe në nivel vendi.

Në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme trajtim mjekësor po marrin 929 pacientë, prej tyre 688 me oksigjeno terapi.
Si rrjedhojë, autoritetet shëndetësore kanë marrë vendim për trajtim vetëm të rasteve emergjente.

Rastet aktive janë mbi 20 mijë, ndërsa çdo ditë po paraqiten rreth 2 mijë raste të reja.

Top Channel