E hënë, 30 Gusht 2021
12:57
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS, rendi i ditës: Nis me fjalën e Ramës, vijon me zgjedhjen e kryesisë së re

Të enjten e 2 shtatorit socialistët do të mblidhen për Asamblenë e PS, ku do të zbulohen emrat e kabineit të ri me të cilët do të drejtohet qeveria Rama në mandatin e tretë.

12:55
Prej 3 ditësh Parku Kombëtar i Prespës në flakë, terreni malor e bën të vështirë ndërhyrjen

Parku Kombëtar i Prespës prej tre ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve.

12:38
Varianti “Delta” prek edhe fëmijët, Rakacolli: 8 të shtruar, por nuk janë në gjendje të rëndë

Prania e variantit “Delta” ka rritur rastet e reja në Shqipëri dhe jo vetëm. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dhënë masat e reja, ndërsa ka folur për situatën  në vendin tonë. Nga 100 të shtruar, 8 prej tyre janë fëmijë që nuk ndodhen në gjendje të rëndë.

12:33
Mblidhet kombëtarja/ Përgatitet për ndeshjet e botërorit

Kombëtarja shqiptare ka nisur pasditen e së dielës grumbullimin e saj për tre ndeshjet e ardhshme, të vlefshme për fazën e grupeve të Botërorit Katar 2022.

12:33
Durrësi ende plot/ Mijëra pushues vazhdojnë pushimet

Durrësi vijon të jetë i mbushur me turistë.

12:33
Nis “koko fest” në Korçë, shfaqet komedia “vdis duke qeshur”

Festivali i Komedisë në Korçë ‘Koko Fest’ ka ngritur siparin e tij me premierën e komedisë “Vdis duke qeshur” e autorit Paul Elliott me regji nga Ilir Bokshi.

12:26
Do të pezullohen arsimtarët nëse nuk vaksinohen? Manastirliu: Nuk është ai qëllimi! Një mësues i pavaksinuar infekton gjysmën e klasës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur në lidhje me vaksinimin e detyrueshëm për arsimtarët dhe studentët, vendim që u mor nga Komiteti i Ekspertëve për të ndaluar përhapjen e infektimeve.

12:24
Kapen vrasësit me pagesë/ Parandalohet vrasja në Durrës

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Durrës. 3 persona, dy prej të cilëve me precedentë penale, kanë rënë në prangat e policisë, pasi po planifikonin të kryenin një vrasje me pagesë.

12:14
Ora policore në 23:00/ Masat e reja antiCovid në vend: Vaksinimi me detyrim për këto kategori, 3 kushte kush hyn në Shqipëri

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë ditën e sotme në një konferencë për media, për tu njohur me situatën e epidemisë në vend.

12:10
Manastirliu tregon situatën në spitale dhe i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen: Nuk është rasti klasik “Ç’punë ke ti ç’bëj me trupin tim”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e zhvilluar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, apeloi për vaksinim, duke i konsideruar shqetësuese shifrat në rritje të infektimeve nga varianti Delta.

11:55
Aksidenti i rëndë në Pejë, vdes një grua dhe plagosen 7 të tjerë

Një grua ka ndërruar jetë dhe shtatë persona të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi paraditen e së dielës në fshatin Radavc të Pejës.

11:51
“S’mbyllim sytë para mizorive”, Turqia përgatit dronin “vrasës” Bayraktar Akinci Ucav!

Turqia nuk mund të injorojë mizoritë që ndodhin nëpër botë tha president i saj, rexhep Tajip Erdogan duke iu referuar situatës së zymtë në Afganistan pas tërheqjes së trupave amerikane, që i hapi rrugën marrjes së administratës nga militantët talebanë.

11:25
Amerikanët “shpërthejnë” kamikazin me raketa, ishte pranë aeroportit të Kabulit!

Një tjetër sulm kamikaz kërcënoi aeroportin e Kabulit, por këtë radhë duket se katastrofa u shmang në kohë.

11:22
Afganistan/ Shënjestroi kamikazin – droni i SHBA vret 9 civilë, shumica fëmijë!

9 pjesëtarë të një familjeje- përfshirë 6 fëmijë- u vranë nga sulmi amerikan me dronë që shënjestroi një makinë në lëvizje në një lagje rezidenciale të Kabulit, i tha një gazetari lokal të CNN një i afërm i viktimave.

11:20
VIDEO/ Debati televiziv në Afganistan, gazetari rrethohet nga talebanët e armatosur dhe i bën thirrje afganëve: Mos kini frikë!

Që prej 15 gushtit, Afganistani është nën kontrollin e forcave talebane. Kjo ka bërë që mijëra afganë të përpiqen që të largohen nga vendi teksa situata në Kabul sa vjen e përkeqësohet.

11:16
Digjet kulla në Milano, banorët: Panelet u shkrinë si të ishin gjalpë!

Zjarrfikësit në Itali u përfshinë në një luftë të gjatë e të vështirë me flakët që gllabëruan me shpejtësi një godinë rezidenciale 20 katëshe në Milano.

11:06
Më 27 nëntor mbahen zgjedhje lokale në Algjeri

Algjeria njoftoi se zgjedhjet lokale do të mbahen më 27 nëntor, një vit më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht.

10:58
240 km/h, uragani Ida përplaset mbi SHBA: Viktima, panik e shkatërrim!

Uragani Ida, i shndërruar ën stuhi shkatërrimtare të kategorisë 4, u përplas mbi brigjet e shtetit të Luizianës në SHBA, pikërisht në 16 vjetorin e shkatërrimit që solli në këtë qytet Uragani Katrina.

10:42
Luan Rama: Humba në zgjedhje, largohem nga të gjitha funksionet në LSI

Luan Rama, nënkryetari i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ka njoftuar dorëheqjen nga të gjitha postet që mbanë në LSI.

10:30
Vllaznia u shit/ Bashkia e Shkodrës lajmëron përfundimin e procesit

Bashkia e Shkodrës nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur mbylljen e procedurave të shitjes së aksioneve të Vllaznisë në masën 100% duke shpallur si fitues bashkimin e kompanive Albasport&Entertainment sh.p.& Albaphoto sh.p.k të përfaqësuar nga Alban Xhaferrin me vlerë shitje prej 63 milionë e 750 mijë Lekë.

10:28
Kurti thirrje qytetarëve: Mos kërkoni vetëm Pfizer, kryeministri juaj ka marrë dy doza AstraZeneca

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka bërë të ditur se i kanë rritur kapacitetet e shtretërve në mbi 1.600 teksa oksigjenimi qendror është shtrirë në secilin spital regjional.

10:22
Thesari qindra miliardësh i talibanëve

Deri tani talibanët kanë fituar kryesisht nga shitja e opiumit dhe tregtisë së heroinës. Por luftëtarët militantë islamistë do të qeverisin një vend që ka pasuri të mëdha tokësore. Kina e ka zgjatur dorën ndërkohë.

10:21
U tha se janë ndarë, e dashura e Rinian Lekës zbulon si qëndron e vërteta (FOTO)

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Rinian Leka, kishte vendosur që të mos ndiqte në “Instagram” të dashurën e tij, Anisa Berliku.

10:13
Irani emëron udhëheqës të ri të agjencisë bërthamore

Presidenti i ri i Iranit, Ebrahim Raisi, emëroi një udhëheqës të ri në krye të agjencisë bërthamore të vendit.

10:09
Sërish lëvizje në Kadrastën e Durrësit/ Shkarkohet Viola Hima, ja kush e zëvendëson

Viola Hima është shkarkuar nga posti i drejtueses së Hipotekës së Durrësit.

10:02
Rreth 110 afganë akomodohen në Shëngjin, 19-vjeçarja: Nuk kisha dëgjuar më parë për Shqipërinë, njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm

Numri i qytetarëve afganë të ardhur në Shqipëri ka mbërritur në 607. Disa prej tyre janë akomoduar në Qytetin Studenti ndërsa të tjerë në strukturat hoteliere në Durrës.

09:55
Nigeri, regjistrohet numri më i lartë ditor i viktimave nga COVID-19

Në Nigeri të Afrikës Perëndimore në 24 orët e fundit 53 persona humbën jetën nga koronavirus, duke u regjistruar numri më i lartë ditor i viktimave që nga fillimi i pandemisë.

09:42
Parandalohet vrasja me pagesë, 3 të arrestuar, 2 të dënuar më parë! (Emrat+Detajet nga operacioni)

Policia e Durrësit ka parandaluar një vrasje në Durrës. Janë arrestuar 3 persona, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

09:39
Veliaj poston fotot e fëmijëve afganë nga Qytet Studenti: Super angazhim i stafit social me të vegjlit që nuk kanë asnjë faj

Me një thënie të Frederick Douglass, – “Është më e lehtë të rrisësh fëmijë të fortë, sesa të ndreqesh burra të dobët”, – kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi ekipin e Bashkisë se Tiranës për angazhimin me fëmijët afganë te Qyteti Studenti.

09:38
Shpërthimi i Covid, Kosova rrezikon të hiqet nga lista e vendeve të sigurta të BE-së!

Përkeqësimi i ndjeshëm i situatës epidemiologjike e ka kthyer sërish Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në lupën e autoriteteve shëndetësore europiane.

09:30
Fier/ Shpërndarje kokaine dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, arrestohen dy persona (Emrat)

Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit për vepra të ndryshme penale. Një 28-vjeçar, i identifikuar si Fatjon Naçi u vu në pranga pasi u kap duke me kokainë të ndarë në doza që i kishte bërë gati për shitje.

09:27
Uragani Ida godet Luizianën

Ida, një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur ndonjëherë shtetin Luiziana, mori përmasat e një stuhie të kategorisë 4, me erëra që arrinin 240 km/orë.

09:22
Arrestohet 20-vjeçarja, shkaktoi aksident teksa po drejtonte makinën luksoze “Porsche”/ Çfarë ndodhi orët e fundit në Tiranë

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

09:13
Operacion anti-drogë në Vlorë, arrestohen në arat me kanabis dy persona

Policia ka finalizuar me sukses një tjetër operacion policor antikanabis në Vlorë.

09:09
Masat e reja në Kosovë, ja çfarë duhet të dini për hyrje-daljet në pikat e kalimit kufitar

Duke nisur nga dita e sotme, Kosova ka vënë në fuqi masat e reja dhe në territorin e saj mund të futesh vetëm me vaksinë ose test Covid.

09:03
Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID në Kosovë

E diela ishte ditë e zezë për Kosovën, pasi u shënuan 36 viktima nga COVID-19, numri më i lartë i të vdekurve në ditë që kur u shfaq pandemia në mars të vitit 2020.

08:45
Mbërrin një tjetër avion me afganë në Shqipëri/ 103 persona u akomoduan në Qytetin Studenti, të tjerët në hotelet e Durrësit

Me avionin e fundit që ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aeroportin e Rinasit, numri i qytetarëve afganë të ardhur në Shqipëri ka mbërritur në 607.

08:42
Zelandë e Re/ Një grua vdes disa ditë pasi u vaksinua me Pfizer

Zelanda e Re ka raportuar vdekjen e parë që dyshohet të ketë lidhje me vaksinën Pfizer ndaj Covid-19.

08:27
Po rrezikonte jetën e 36 pasagjerëve nga Korça me manovra të rrezikshme, arrestohet shoferi i autobusit. Ishte në gjendje të dehur

Shoferi i autobusit të linjës Korcë-Tiranë është arrestuar nga policia pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur teksa po transportonte 36 udhëtarë nga Korça në drejtim të Tiranës.

08:23
Miliona amerikanë rrezikohen të mbeten pa strehë

Miliona amerikanë nuk mund të paguajnë qiranë për shkak të pandemisë korona. Një moratorium i autoriteteve shëndetësore i mbronte ata deri tani nga dëbimi prej shtëpive. Por Gjykata e Lartë po bllokon zgjatjen e tij.

08:11
Aksidenti në Malësi të Madhe, 22-vjeçari që po drejtonte “Audi-n” vdes tek spitali i Traumës

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Koplik-Hot, ku dy automjete tip “Audi” dhe “Benz” u përplasën mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:50.

08:05
Sulme me raketa në drejtim të aeroportit të Kabulit

Disa raketa u hodhën drejt aeroportit të Kabulit mëngjesin e së hënës, derisa trupat amerikane përgatiten të tërhiqen nga Afganistani.

07:58
Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe ulje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin.

E diel, 29 Gusht 2021
22:53
SHBA: Asgjësuam militantë që kishin në shënjestër aeroportin e Kabulit

Një goditje e ushtrisë amerikane me dron shkatërroi një makinë me “disa ekstremistë që do të kryenin sulme vetëvrasëse”, që kishin lidhje me degën e Shtetit Islamik në Afganistan dhe që mund të kishin si objektiv sulmesh operacionet e ushtrisë amerikane në aeroportin e Kabulit, njoftuan zyrtarët amerikanë.

22:40
Kombëtarja mbërrin në Varshavë, nisin përgatitjet për sfidën me Poloninë

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin për ndeshjen ndaj Polonisë, që luhet më 2 shtator në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës dhe është i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

22:31
​Osmani: Kemi hapur dyert dhe zemrat tona për refugjatët afganë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se janë krenare që po qëndrojnë pranë partnerëve në strehimin e qytetarëve që kanë ikur nga Afganistani.

22:21
Ndërtesa 20-katëshe në Milano përfshihet nga flakët, pamjet e frikshme nga vendngjarja

“Torre del Moro”, një ndërtesë luksoze 20-katëshe në Milano është përfshirë nga flakë të mëdha për shkaqe ende të panjohura.

22:11
Kurti: Do të ketë zbatim të pakompromis të masave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është brengosëse shkalla e ulët e respektimit të masave kundër koronavirusit, andaj ai tha se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të mbajtur të dielën më 29 gusht, kanë vendosur që të rrisin kapacitetet mbikëqyrëse, me qëllim që të respektohen masat.

21:54
Modelja e njohur “çmend” fansat me pozat nga jahti luksoz

Trejsi Sejdini, nëpërmjet postimeve në “Instagram”, ka zbuluar se ka udhëtuar nga një vend luksoz në tjetrin, duke shijuar në maksimum sezonin veror.

21:46
​Evakuimi i afganëve, Kosova bashkohet me Shtetet e Bashkuara

Kosova bashkohet me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë në një deklaratë të përbashkët duke siguruar se “qytetarët tanë, shtetasit dhe banorët, punonjësit, afganët që kanë punuar me ne dhe ata që janë në rrezik mund të vazhdojnë të udhëtojnë lirshëm në destinacione jashtë Afganistanit.”

21:38
Veliaj: Me ikjen e Sherif Merdanit, kënga shqiptare humbi një nga zërat e saj më të mirë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një mesazhi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Sherif Merdani.

21:28
Rashel Kolaneci “tërbon” fansat, pozon duke u larë në pishinë (FOTO)

Rashel Kolaneci nuk di të ndalet! Bukuroshja ka postuar së fundmi disa poza ku shfaqet teksa lahet në pishinë.

21:19
Nga pushimet luksoze, Marina Vjollca pozon me barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Vetëm pak ditë më parë, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë.

21:12
Kryetari i Kuvendit mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Sherif Merdani

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Sherif Merdani.

21:02
Maqedonia e Veriut regjistron 27 viktima dhe 647 raste me COVID-19

Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar edhe 27 viktima me COVID-19 duke e çuar në 5.869 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

20:48
Mbërrijnë 111 afganët e parë në Kosovë

111 refugjatë afganë mbërritën të dielën në mbrëmje në në Aeroportin e Prishtinës, të cilët do të strehohen përkohësisht në Kosovë, pas largimit nga konflikti në Afganistan.

20:43
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Mborje të Korçës.

20:37
Ndarja nga jeta e artistit Sherif Merdani – Rama, Basha dhe Meta mesazh ngushëllimi

Kryeministri Rama, kryedemokrati Basha dhe Presidenti Meta kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta për ndarjen nga jeta të artistit të madh, Sherif Merdani.

20:32
Mbërrijnë sot në Kosovë grupi i parë me shtetas afganë

Nga momenti në moment pritet që të mbërrijnë në Kosovë grupi i parë me shtetas afganë.

20:25
​Personat me variantin delta mund të transmetojnë virusin 2 ditë para se të kenë simptoma

Me variantin delta të koronavirusit, njerëzit mund ta transmetojnë virusin për gati dy ditë të plota pa ndier asnjë simptomë, sipas një studimi të ri nga revista Nature.

20:06
Pasioni për punimet më dorë/ 37 vjeçarja ëndërron hapjen e një atelie me punimet 100% shqiptare

Enkeleda Matraku është rritur në një familje tradicionale shqiptare, ku edhe ka trashëguar dhuntinë e dashurinë për punimet e dorës.

19:57
Not, çiklizëm dhe vrapim/ Edicioni i 9 i “Triathlon Labeat”, kompeticionit 3 garësh në Shkodër

Në brigjet e liqenit të Shkodrës, u zhvillua edhe këtë fund Gushti edicioni i 9-te i “Triathlon Labeat”, një kompeticion tre garësh në not, çiklizëm dhe vrapim.

19:50
Kryeministri shpall të enjten qeverinë e re/ Kush ikën e kush vjen nga kupola e PD?

Selitë e dy partitë kryesore janë në ethet e garës se brendshme për një post të dëshiruar si në qeveri ashtu edhe parti.

19:39
Nuk e duan vaksinën, përleshje në Athinë

Protesta që nisi pak orë më parë nga qindra mijëra grekë të cilët janë kundra vaksinimit të detyruar ka agravuar në përleshje mes tyre dhe forcave të rendit.

19:26
Ndërron jetë në moshën 81 vjeçare Artisti i Madh Sherif Merdani

Arti shqiptar në zi! Artisti i njohur Sherif Merdani është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

19:17
Rekord i zi në Kosovë, 36 viktima/ Masat e reja në fuqi. Nga 30 gushti në kufi me test PCR

Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën bilancin me tragjik, 36 viktima nga koronavirusi.

19:00
59 vajza afgane nga fondacioni i gazetares së BBC strehohen në Tiranë

Yalda Hakim prezantuese e BBC World News u kthye në lajm botëror ditën kur Talebanët u futën në Kabul.

18:52
Zbulohet skuadra e plotë e Partisë Demokratike, më shumë pushtet për gratë në PD

Ditën e nesërme pritet që të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ndërsa janë zbardhur emrat e ekipit të ri të Lulzim Bashës, i cili duket se u ka dhënë më shumë pushtet grave!

18:39
Refuzojnë të vaksinohen, mijëra grekë në protestë

Mijëra grekë që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid kanë protestuar këtë të dielë në sheshin Sindagma të Athinës.

18:29
FOTOT – Afganët e Qytetit Studenti/ Shëtitje dhe argëtim, fëmijë e të rritur afgan mbushin rrugët

Shëtitje, lojëra, biseda dhe QETËSI – qytetarët afganë duket se po mësohen shpejt me jetën e tyre të re në Qytetin Studenti.

18:14
Aksident në Dajt, policia: Makina doli nga rruga, drejtuesi dhe pasagjerja janë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar pasditen e kësaj të diele ne hyrje të Parkut të Dajtit.

18:06
Situata “jashtë kontrollit”/ Masat e reja anti-Covid, ja çfarë nevojitet për të hyrë në Kosovë

Ashtu siç u lajmërua edhe më herët nga autoritet në Kosovë, duke nisur që prej datës së nesërme (30 gusht) deri më datën 13 shtator do të hyjnë në fuqi masa të reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

17:55
SHBA hakmerret pas shpërthimeve në Kabul, sulmon banesën e ISIS në Afganistan

Gjatë ditës së sotme mediat e huaja raportuan për një shpërthim të fuqishëm pranë aeroportit të Kabulit.

17:41
Sulmi në afërsi të Aeroportit të Kabulit, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët: Qëndroni larg pikës së karburantit…

Disa orë pasi Presidenti Biden tha të shtunën se ka gjasa që brenda 24-36 orëve të ardhshme aeroporti i Kabulit të sulmohet përsëri, ambasada amerikane në Kabul u bëri thirrje shtetasve amerikanë të largohen nga perimetri i aeroportit, duke cituar shqetësimet e sigurisë.

17:32
Fluks mjetesh nga bregdeti/ Policia ndëshkon shoferët: Arrestohen 11 persona, pezullohen 60 leje drejtimi

Në fundjavën e fundit të muajit gusht është hasur një fluks i lartë automjetesh që kthehen nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës.

17:23
“Rreziku i shtrimit në spital është më i lartë në rastin e variantit Delta”

Hulumtuesit britanikë zbuluan se rreziku i shtrimit në spital është më i lartë në variantin Delta të koronavirusi të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

16:59
Sërish shifra të larta/ Ministria e Shëndetësisë: 768 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata si pasojë e Covid-19 vijon të mbetet e rëndë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5460 testime prej të cilave 768 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

16:48
“Të vritesh me dronë”, 8 raketa Hellfire për të ekzekutuar krerët e ISIS!

Lufta e ditëve tona është modernizuar ndjeshëm nga mënyra se si SHBA ka përdorur dronët ushtarakë në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit.

16:35
Aksidenti në Lezhë, viktimë mbeti pasagjeri dhe jo shoferi! Drejtuesit i vihen prangat

Pas hetimeve të kryera nga policia në lidhje me aksidentin fatal të shënuar ditën e djeshme në fshatin Manati të Lezhës, ku humbi jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj, mësohet se viktima nuk ka qenë drejtuesi i mjetit, siç u tha më herët.

16:25
Top Channel zbardh ekipin e ri drejtues të PD/ Zbulohen emrat e 4 nënkryetarëve te rinj të partisë, mes tyre dy zonja

Në selinë blu ka rënë heshtja!

16:18
Harrojeni naftën, karburanti i së ardhmes është hidrogjeni i gjelbër!

Teksa kriza klimatike përshkallëzohet, bota po përdor gjithmonë e më shumë energji pa karbon për të arritur një të ardhme me emetime zero të gazrave serrë.

16:00
Biden e paralajmëroi, shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit të Kabulit!

Ashtu siç presidenti amerikan Joe Biden e paralajmëroi, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë aeroportit të Kabulit.

15:52
Barbaria e talebanëve, vrasin këngëtarin e muzikës folk

Mediat në Afganistan të cilave i referohet Top Channel raportojnë se talebanët, ditën e djeshme, nuk kanë kursyer së ekzekutuari edhe një këngëtar lokal.

15:44
Kosova shënon bilanc tragjik viktimash/ Në 24 orë humbin jetën 36 qytetarë, mes tyre edhe të rinj

Autoritetet në Kosovë raportuan sot se 36 persona kanë humbur jetën si pasojë e covid. Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020 dhe nga ana tjetër Kosova zë vendin e parë për humbje jete nga covid.

15:35
Një tradhtar mes talebanëve; kreu i sigurisë në aeroport “i shiti” tek ISIS!

Mendohet se kreu i vetëshpallur i sigurisë në aeroportin e Kabulit ka ndihmuar atentatorin vetëvrasës të shkaktonte shpërthimin e fuqishëm që vrau dhjetëra vetë atje të enjten, përfshirë dhe marinsë amerikanë.

15:33
Concordski: Dështimi “spektakolar” i rivalit sovjetik të Concorde!

Kur rivali sovjetik i Concorde bëri paraqitjen e tij të parë të huaj në Panairin Ajror të Parisit në 1971, të gjithëve u bëri përshtypje. Në garën e nxehtë për të zhvilluar një avion supersonik pasagjerësh, ishte Bashkimi Sovjektik ai që u duk se mori startin.

15:24
Pritet shtrëngim i masave kufizuese/ Ekspertët do të vendosin si për orarin e lëvizjes ashtu edhe vaksinimin e detyrueshëm

Rritja e shifrave dhe përkeqësim i situatës së covid në vendin tonë pritet  të sjellë shtrëngim të masave kufizuese këtë javë që vjen.

15:15
Britania mbyll misionin 20 vjeçar, kthehen ushtarët e fundit nga Afganistani pas evakuimit të 13 mijë personave 

Avioni i fundit ushtarak me trupat britanike të lodhura, dhe me pak pajisje ushtarake, ka mbërritur ne ishull, duke kyçur fushatën ushtarake 20 vjeçare ne Afganistan. Edhe pse ka një ndjenjë keqardhje per mosbërjen e shume gjerave qe dëshironin, serish po konsiderohet sukses operacioni i evakuimit te 5 mije shtetasve britanik dhe 8 mije afganeve te cilët kane punuar per britaniket dhe familjet e tyre, si dhe shume personave te rrezikuar, mes tyre 2200 fëmijëve, ne operacionin me te madh ushtarak te evakuimit qe nga Lufta e Dyte Botërore. 

15:08
Gazetarja afgane e përlotur: Humba gjithçka, qytetin, punën time. Unë nuk kam më asgjë

“Humba gjithçka, qytetin, punën time… unë nuk kam me asgjë”, rrëfen mes lotësh gazetarja nga Afganistani për Top Channel.

14:56
Mbërrijnë edhe 2 avionë me afganë/136 persona u akomoduan në Qytetin Studenti, të tjerët në hotelet e Durrësit

Arrin në 457 numri i afganëve të ardhur në Shqipëri. Mëngjesin e ditës së sotme në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur dy avion të tjera me qytetarë afganë, në mesin e tyre kishte dhe fëmijë.

14:45
Fotot/ Range Rover-i përfshihet nga flakët në autostradën Durrës-Tiranë

Një makinë tip Range Rover është përfshirë nga flakët në autostradën Durrës-Tiranë. Sikurse shihet edhe nga pamjet makina ka marrë flakë në pjesën e përparme të saj.

14:34
Vlorë/ Sekuestrohet drogë në një stan, arrestohet 63-vjeçari

Policia e Vlorës ka goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe si rezultat ka vënë në pranga një shtetas, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

14:27
Macron: Franca dhe Britania do të propozojnë krijimin e një zone të sigurt në Kabul

Franca dhe Britania do të dorëzojnë një rezolutë gjatë mbledhjes urgjente të Kombeve të Bashkuara, të hënën, duke propozuar krijimin e një zone të sigurt në Kabul, me qëllim që të mbrohen njerëzit që po tentojnë të largohen nga Afgansitani, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.

14:15
Zbulohet ADN-ja e lashtë, sekrete të panjohura për njeriun!

Disa prej zbulimeve më të rëndësishme, që hedhin dritë mbi njerëzimin ashtu sic nuk e kishim menduar, janë bërë nëpër shpella.

14:02
“Vermoshi” çon në pranga 21-vjeçarin, anëtar i grupit të strukturuar kriminal në…

Si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar “Vermoshi”, ka rënë në pranga një 21-vjeçar, i cili akuzohet se është anëtar i një grupi të strukturuar  kriminal  në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

14:00
Ekspertët në panik: Po thahet uji nëpër botë!

Uji i ëmbël në pjesë të ndryshme të globit po thahet me ritme alarmuese, paralajmërojnë ekspertët.

13:48
Albin ​Kurti sot thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarëve me COVID 19, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar udhëtimin për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.

13:45
Arrestohet 44-vjeçari me 4 emra, ishte dënuar në Itali me disa vite burg për trafikim droge

Policia e Tiranës ka arrestuar 44-vjeçarin me 4 emra, i dënuar jashtë dhe brenda vendit, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

13:35
Nga pritja e afganëve te integrimit europian/ Rama intervistë për “ANSA”: Ballkani i Hapur nuk zëvendëson BE-në

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për italianen “ANSA” ku ka folur për strehimin e afganëve në vendin tonë dhe vështirësitë që vendi ynë po has në rrugën e Integrimit Europian.

13:00
Biden: Prisni sulme të tjera terroriste në Kabul! 

Sulme të tjera vetëvrasëse kërcënojnë fazën finale të operacioneve amerikane të evakuimit nga Kabuli.