Not, çiklizëm dhe vrapim/ Edicioni i 9 i “Triathlon Labeat”, kompeticionit 3 garësh në Shkodër

29/08/2021 19:57

Në brigjet e liqenit të Shkodrës, u zhvillua edhe këtë fund Gushti edicioni i 9-te i “Triathlon Labeat”, një kompeticion tre garësh në not, çiklizëm dhe vrapim.

E veçanta është se garuesit, të cilët janë nga i gjithë rajoni, duhet ti provojnë të 3 disiplinat, pa pushim ne mes të garave.

“Une jam nga Nikshiqi i Malit të Zi. Kjo është hera e parë ne Triatlon dhe jam i kënaqur. Eshte një eksperience shume e bukur per mua dhe arrita një rezultat te mire. Une jam çiklist dhe erdha këtu të marr pjese në 3 garat, thjesht për te provuar diçka të re”.

Synimi i organizatorëve është promovimi turistik, sportiv e kulturor i Shkodrës, por në të njëjtën kohë ruajtja e një tradite të hershme që ky qytet ka patur me sportet ujore.

Top Channel