Arrestohet 20-vjeçarja, shkaktoi aksident teksa po drejtonte makinën luksoze “Porsche”/ Çfarë ndodhi orët e fundit në Tiranë

30/08/2021 09:22

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Një 20-vjeçare, e identifikuar me inicialet A.M., u arrestua pasi përplasi një tjetër mjet me drejtues shtetasin A. M., teksa po drejtonte makinën tip “Porsche”.

Një 32-vjeçar, i identifikuar me inicialet M.P., u arrestua pasi në rrugën “Qemal Stefa” ka vjedhur motorin në përdorim nga shtetasi J. A, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa F. B., 60 vjeç, u vu në pranga pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Top Channel