Biden e paralajmëroi, shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit të Kabulit!

29/08/2021 16:00

Ashtu siç presidenti amerikan Joe Biden e paralajmëroi, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë aeroportit të Kabulit.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi këtë shpërthim, por një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tha për BBC se një raketë ka goditur një shtëpi.

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi të tymit të zi duke dalë nga një ndërtesë. Aty shihen njerëzit duke u munduar që të shuajnë zjarret.

Ende nuk ka raportime për viktima, por sipas pamjeve të publikuara në mediat sociale, ndërtesa që është goditur ka pësuar dëme të mëdha.

Dje presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi për një sulm të ri në Kabul, duke thënë se ky sulm mund të ndodhë më së afërmi të dielën.

Raportimet për shpërthim gjatë 29 marsit, vijnë pasi një sulm vetëvrasës me bombë la të vdekur rreth 270 persona në Kabul, përfshirë edhe 13 ushtarë amerikanë.

Shpërthimi më 26 gusht ndodhi jashtë aeroportit të Kabulit, ku forcat amerikane po vazhdojnë misionin e evakuimit. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori dega në Afganistan e grupit militant Shteti Islamik.

Top Channel