111 refugjatë afganë mbërritën të dielën në mbrëmje në në Aeroportin e Prishtinës, të cilët do të strehohen përkohësisht në Kosovë, pas largimit nga konflikti në Afganistan.

Ata u pritën nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Osmani tha se Kosova po qëndron pranë partnerëve në strehimin e qytetarëve që kanë ikur nga Afganistani.

Ndërsa kryeministri Kurti tha se 22 vjet më parë NATO ka bërë ndërhyrje humanitare në Kosovë, ndërsa tani Kosova krah NATO-s po ndihmon refugjatët afganë.

Afganët që mbërritën në Kosovë përmes Aeroportit “Adem Jashari” janë gra, fëmijë e pleq, familjarë te bashkëpunëtorëve të NATO-s në Afganistan. Ministri i brenshëm Sveçla tha se të hënën pritet të arrijnë edhe afganë te tjerë, të cilët do të strehohen përkohësisht në Kosovë.

Top Channel