Concordski: Dështimi “spektakolar” i rivalit sovjetik të Concorde!

29/08/2021 15:33

Kur rivali sovjetik i Concorde bëri paraqitjen e tij të parë të huaj në Panairin Ajror të Parisit në 1971, të gjithëve u bëri përshtypje. Në garën e nxehtë për të zhvilluar një avion supersonik pasagjerësh, ishte Bashkimi Sovjektik ai që u duk se mori startin.

Presidenti i kahershem francez Georges Pompidou, duke lënë mënjane nacionalizmin e quajti një “avion të bukur”. Vetë prodhuesit e Concorde pranuan se ishte “më e qetë dhe më e pastër”. Tupolev Tu-144 dukej shumë i ngjashëm me konkurrentin e tij anglo-francez- e kjo në mënyrë të pashmangshme i dha pseudonimin “Concordski”- ndonëse ai konsiderohej disi më ekzotik dhe misterioz.

Dhe rekordi i sovjetikëve në hapësirën ajrore kërkonte respekt: ​​po atë vit, ata kishin arritur uljen e parë të sondës në Mars dhe kishin nisur stacionin e parë hapësinor. Dukej sikur ishin në pozicionin perfekt për të mposhtur Perëndimin në udhëtimet supersonike me pasagjerë. Në vend të kësaj, një përzierja mangësish dhe fati të keq, bëri Concordski të shndërrohej shpejt në një nga dështimet më të mëdha të aviacionit civil rus.

Dy vjet pasi rrëmbeu vëmendjen në 1971-shin, Tu-144 e bëri sërish, por këtë radhë i pllakosur nga tragjedia e jo nga triumfi. Avioni pësoi difekt në ajër e u rrëzua mbi fshatin Goussainville, duke vrarë 6 persona në bord dhe 8 në tokë. Ky ishte fillimi i një spiraleke dështimesh, nga e cila Tu-144 nuk e mori veten më kurrë.

Rrëzimi në Paris e shty me katër vjet programin sovjetik, cka lejoi që Concorde të hynte në shërbim i pari ndërsa shpejt u pa se ndryshe nga rival ii tij, avioni rus, që në 1978 pati edhe një tjetër episod fatal, ishte i prirur drejt difekteve, problemeve me motorët e bënte një zhurmë të padurueshme dhe ne jeten e tij të shkurtër, kreu vetëm 55 fluturime, thotë CNN.

Top Channel