Fier/ Shpërndarje kokaine dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, arrestohen dy persona (Emrat)

30/08/2021 09:30
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit për vepra të ndryshme penale. Një 28-vjeçar, i identifikuar si Fatjon Naçi u vu në pranga pasi u kap duke me kokainë të ndarë në doza që i kishte bërë gati për shitje.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. N., 28 vjeç, banues në Divjakë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje”, njoftoi policia.

Ndërsa një 35-vjeçar i identifikuar si Jetnor Kamberaj u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor sepse përplasi biçikletën teksa po drejtonte “Benz-in”. Për pasojë, 58-vjeçari që po drejtonte biçikletën u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin J. K., 35 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur biçikletën që drejtohej nga shtetasi H. Z. 58 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel