Britania mbyll misionin 20 vjeçar, kthehen ushtarët e fundit nga Afganistani pas evakuimit të 13 mijë personave 

29/08/2021 15:15

Avioni i fundit ushtarak me trupat britanike të lodhura, dhe me pak pajisje ushtarake, ka mbërritur ne ishull, duke kyçur fushatën ushtarake 20 vjeçare ne Afganistan. Edhe pse ka një ndjenjë keqardhje per mosbërjen e shume gjerave qe dëshironin, serish po konsiderohet sukses operacioni i evakuimit te 5 mije shtetasve britanik dhe 8 mije afganeve te cilët kane punuar per britaniket dhe familjet e tyre, si dhe shume personave te rrezikuar, mes tyre 2200 fëmijëve, ne operacionin me te madh ushtarak te evakuimit qe nga Lufta e Dyte Botërore. 

Kryeministri Johnson e cilësoi largimin  britanik nga Afganistani si “kulmin e nje misioni si asnje tjeter qe kemi pare ne kohet modern”.

Kjo eshte hera e dyte qe britaniket largohen nga Kabuli dhe Afganistani, ish-koloni e tyre.

“Gjate 20 viteve te fundit asnje sulm terrorist nuk eshte ndermarre nga toka afgane kunder Britanise apo ndonje vendi tjeter perendimor”, tha Boris Johnson. Nderhyrja ushtarake e trupave perendimore dhe Nato-s 20 vjet me pare ishte pikerisht ne pergjigje te sulmeve terroriste te 11 shtatorit nga al- Kaedes.

Perendimi pat shpresuar perkunder pervojave ushtarake te fuqive te tjera me pare si ish-sovjetikeve, se do mund te ndertonin nje shoqeri  tjeter, te qendrueshme demokratike dhe funksionale ne nje vend  qe udhehiqet historikisht me shume nga besnikerite tribale dhe pa ndonje trashegimi te konsoliduar te parimeve dhe prakatikave te demokracise liberale perendimore.

Mbetet te shihet nese terheqja amerikane ne kuader te “dhenies fund te luftrave te perhershme”, sinjalizon nje qasje te re ushtarake ne vitetet dhe dekadat e ardhshme per cdo sfide apo sulm ndaj sigurise kombetare amerikane dhe se ku e le kjo sigurine e aleateve, perfshi edhe britaniket ne keto rrethana te reja, ku rreziku ndaj terrorizmit mbetet po aq i madh sa 20 vjet me pare.

Afganistani nen talebanet momentalisht mbetet nje trampoline per sulme nga nje fraksion i ri i ISIS-it, duke vene ne pikepyteje miliardat ose trilionet e dollareve te shpenzuara per te eliminura terrorizmin nderkombetar dhe argumentushme per te zevenesuar faktikisht pas 20 vjetesh talebanet me talebanet.

Top Channel