“Të vritesh me dronë”, 8 raketa Hellfire për të ekzekutuar krerët e ISIS!

29/08/2021 16:48

Lufta e ditëve tona është modernizuar ndjeshëm nga mënyra se si SHBA ka përdorur dronët ushtarakë në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit.

Ekspertët thonë se rëndësia e këtyre dronëve në peizazhin e konfliktit u dëshmua qartë edhe nga sulmi shpagues ndaj objektivave të ISIS-it. Dy anëtarë të profilit të lartë të Shtetit Islamik Kohrasan u vranë dhe një u plagos pasi SHBA sulmoi me dronë në shenjë hakmarrje ndaj shpërthimit në aeroportin e Kabulit. Goditja me avionë pa pilotë u krye në Jalalabad duke përdorur një dron MQ-9 Reaper me kapacitetin të mbajë municion të drejtuar nga lazeri dhe raketa të precizonit te larte Hellfire, që me shtypjen e një butoni, u lëshuan nga 7,350 milje distancë.

Ndërsa krerët ushtarakë amerikanë pohojnë se sulmi nuk rezultoi në viktima civile, dëshmitë në terren përcjellin një tjetër histori, thotë The Sun. Banorë të qytetit thonë se shpërthimet prekën dhe qytetarë të pafajshëm.

“Mes viktimave ka dhe gra e fëmijë”, tha një banor i zonës, Malik Adib. Duke vepruar me shpejtësi sipas premtimit të Presidentit Joe Biden për t’u kundërpërgjigjur për shpërthimin vdekjeprurës vetëvrasës në aeroportin e Kabulit, ushtria amerikane tha se vrau dy anëtarë të grupit të Shtetit Islamik në Afganistan me sulmin me dron në bastionin lindor të grupit terrorist. Sulmi erdhi ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se kishte prova se ISIS-K planifikonte të sulmonte përsëri ndërsa evakuimi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara nga aeroporti i Kabulit është në ditët e tij të fundit.

Top Channel