Biden: Prisni sulme të tjera terroriste në Kabul! 

29/08/2021 13:00

Sulme të tjera vetëvrasëse kërcënojnë fazën finale të operacioneve amerikane të evakuimit nga Kabuli.

Presidenti Joe Biden e bëri të qartë se shpërthimet e së enjtes mund të mos jenë të vetmet që do të përpiqen të çorientojnë procesin e të mbjellin tmerr dhe frikë. Gjasat që diçka e ngjashme të ndodhë sërish brenda 24 deri në 36 orësh janë të mëdha sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Ambasada e SHBA-së në Kabul nxori një paralajmërim duke i kërkuar të gjithë qytetarëve amerikanë në afërsi të aeroportit Hamid Karzai, sidomos ata që ndodhen në portën Jugore të tij dhe në portën pranë stacionit  Panjshir Petrol në pjesën veriperëndimore të aeroportit, të largohen menjëherë prej andej.

Njoftimi i Biden erdhi pas lajmit se dy elementë të rëndësishëm të ISIS-it ishin vrarë dhe një tjetër ishte plagosur pas një sulmi amerikan me dron në Afganistan, i ndërmarrë në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit terrorist të së enjtes ku humbën jetën 13 pjesëtarë të shërbimi ushtarak amerikan dhe gati 170 persona të tjerë. Biden u zotua me sulmi me dron i Amerikës nuk do të jetë i fundit.

“Do të gjurmojmë cdo person të përfshirë në atë sulm të urryer, dhe do ta bëjmë të paguajë”, deklaroi presidenti amerikan.

Top Channel