“Serbia ta njohë Kosovën”, kryeministri Albin Kurti mesazh nga Parisi drejtuesve të ardhshëm në Beograd Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën bilancin me tragjik, 36 viktima nga koronavirusi.
Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020. Ministria e shëndetësisë tha se 19 viktima ishin femra, ndërsa 17 meshkuj.
Humbjet e jetës janë te nga te gjitha grupmoshat, nga 20 deri ne 80 vjeç. Ndërkaq nga 11 mije e 17 testime te kryera janë regjistruar 1.630 raste të reja. Numri më i lartë i të infektuarve i përket grupmoshës 30-39 vjeç, përkatësisht 336 persona.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 816 pacientë, ndërsa rastet aktive me koronaviurs janë 26.575. Autoritetet ne Prishtine e kanë cilësuar si të rëndë situatën me pandeminë në Kosovë dhe më 28 gusht, Qeveria njoftoi për masa të reja. Qeveria vendosi rikthimin e ores policore, ndërsa hapja e shkollave e programuar ne 1 shtator, u shty me dy jave.
Sa i përket fushatës së vaksinimit, MSH-ja njofton Kosova ka administruar 808.078 doza, ku 269.312 persona janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat.
Top Channel