Pasioni për punimet më dorë/ 37 vjeçarja ëndërron hapjen e një atelie me punimet 100% shqiptare

29/08/2021 20:06

Enkeleda Matraku është rritur në një familje tradicionale shqiptare, ku edhe ka trashëguar dhuntinë e dashurinë për punimet e dorës.

“Duke parë gjyshen që punonte me shtiza, pupa, gjithashtu edhe mamin. Duke parë shembullin e prindit shkon edhe fëmija. Deri 13 vjeç kanë qenë prova teknike po nga 13 vjeç e deri më sot nuk i jam ndarë punës se dorës”

Enkeleda ka një familje të madhe me 5 fëmijë e ndaj tyre ka përkushtimin maksimal, por serish 37 vjecarja gjen kohë edhe për pasionin e saj.

Punoj edhe natën më pëlqen krijimtaria. Atëherë jam në paqe.

Si besimtare myslimane ajo tregon se vendimi për tu mbuluar me shami i ka vështirësuar rrugëtimin arsimor, megjithatë nuk është dorëzuar që të jetë një grua e pavarur me të ardhurat e saj.

Ëndrra e Enkeledës është hapja e një atelie me punimet e dorës 100% shqiptare në një treg global, edhe pse deri më tani me biznesin virtual që ka krijuar 37 vjecarja thotë se interesimi nuk është shumë i madh nga të rinjtë.

Top Channel