Një tradhtar mes talebanëve; kreu i sigurisë në aeroport “i shiti” tek ISIS!

29/08/2021 15:35

Mendohet se kreu i vetëshpallur i sigurisë në aeroportin e Kabulit ka ndihmuar atentatorin vetëvrasës të shkaktonte shpërthimin e fuqishëm që vrau dhjetëra vetë atje të enjten, përfshirë dhe marinsë amerikanë.

Khalil Haqqani, i cilësuar si njeri i Al Kaedës dhe që ka lidhje me Shtetin Islamik Khorasan, është një prej njerëzve më të kërkuar prej Amerikës. Mbi kokën e tij, ka një shpërblim prej 55 milionë dollarësh. Rrjeti Haqqani është fajësuar për disa nga sulmet terroriste më vdekjeprurëse në botë këto vitet e fundit.

Ai është shpallur grup i huaj terrorist nga Shtetet e Bashkuara – e përballet po ashtu me sanksione të OKB-së. Megjithatë, ndonëse është pjesë e talebanëve, ekspertët besojnë se ky rrjet është autonom falë reputacionit të vet dhe pritet të jetë lojtar i fuqishëm tani pas marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talebanët.

Një gjë e tillë, hedh dyshime të forta mbi zotimin e talebaneve për të mos strehuar terroristët. Grupi Haqqani njihet për faktin që përdor rëndom atentatorë vetëvrasës- përfshirë ata që drejtojnë makina të mbushura me eksplozivë- dhe ka ndërmarrë një sërë sulmesh të renda mbi shënjestra të rëndësishme.

ISIS, që mori përgjegjësinë e shpërthimit në aeroport, ka nxjerrë dhe foton e kamikazit të identifikuar si Abdul Rehman Al-Loghri.

Top Channel