Harrojeni naftën, karburanti i së ardhmes është hidrogjeni i gjelbër!

29/08/2021 16:18

Teksa kriza klimatike përshkallëzohet, bota po përdor gjithmonë e më shumë energji pa karbon për të arritur një të ardhme me emetime zero të gazrave serrë.

Një formë e mundshme e energjisë së pastër është hidrogjeni i gjelbër, i cili vjen nga burimet e rinovueshme si uji, në vend të lëndëve djegëse fosile, dhe mund të përdoret për të furnizuar industrinë e rëndë dhe mjetet e mëdha si avionët e anijet. Struktura për të prodhuar këtë formë më të pastër të gazit janë shfaqur në të gjithë globin – në Shtetet e Bashkuara, Evropën Perëndimore, Kinë, Australi, Kili dhe Afrikën e Jugut.

Tregu global në rritje i hidrogjenit të gjelbër parashikohet të arrijë vlerën e 11 trilion dollarëve deri në vitin 2050, sipas vlerësimeve të Goldman Sachs. Kritikët megjithatë thonë se përdorimi i energjisë diellore ose erës për të prodhuar një karburant tjetër tani është humbje e burimeve të rinovueshme të çmuara, pasi bota po tenton t`i largohet karburanteve fosile. Një pjesë e këtij largimi përfshin makinat elektrike që zëvëndesojnë automjetet me naftë e gaz. Por disa industri kërkojnë aq shumë energji saqë burimet e rinovueshme tradicionale nuk mund të plotësojnë kërkesën e tyre. Ky është një problem, sepse ato industri janë ndër emetuesit kryesorë të gazeve shkaktare të efektit serë. Për këtë arsye, dhe konsiderohet se hidrogjeni i gjelbër, do të ketë një potencial shumë të madh.

Top Channel