Exclusive/ “Mora ish-gruan në telefon, pastaj sherr me gruan”, si histori filmash, italiani që inskenoi vrasjen e tij në Shqipëri: Dilja në Vlorë, thoja jam shkrimtar
Nga momenti në moment pritet që të mbërrijnë në Kosovë grupi i parë me shtetas afganë.
Në një njoftim të bërë në mediat kosovare thuhet se sipas paralajmërimit nga autoritetet e NATO-s grupi i parë i afganëve që punojnë në NATO dhe familjet e tyre do të mbërrijnë mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Prishtinës.
“Sipas paralajmërimit nga autoritetet e NATO-s, grupi i parë i kontraktuesve afganë që punojnë në NATO dhe familjeve të tyre, do të arrijë sonte në orën 20:15 në mbrëmje në Aeroportin e Prishtinës.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, ngase shkaku i masave të sigurisë të përcaktuara nga organizatori dhe pandemia Covid-19, prezenca e të gjitha mediave do të jetë e pamundshme”, thuhet në njoftimin e bërë për media.
Top Channel