E premte, 10 Shtator 2021
19:59
Abazoviç kërcënon krahun serb: Po nuk u zmbrapsët, do rrëzoj qeverinë malazeze!

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic deklaroi se nuk për të lejuar që policia malazeze të menaxhohet nga Serbia dhe paralajmëroi se nëse ministri i Brendshëm, Sergej Sekulloviq, shkarkohet, ai do ta përmbysë Qeverinë e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq.

19:59
Artkand, rikthehet në transmetim/ Në transmetim në Top Channel çdo të shtunë në orën 11

Artkand vijon në këtë sezon të ri, me më shumë vepra të mira të prezantuara për publikun.

19:52
Zjarri i vret motrën dhe mbesën/ Rrëfimi i të afërmit të dy viktimave të tragjedisë në spitalin e Tetovës

Tragjedia në Tetovë i shkaktoi dhimbje të dyfishtë Zemri Saitit, nga e cila pësoi motra dhe mbesa e tij.

19:50
Danimarka celebron heqjen e të gjitha kufizimeve Covid-19: Virusi jo më kërcënim (fotot)

Danimarka festonte sot atë që quhej nga mediat “Dita e Lirisë” pas heqjes së kufizimeve të fundit të Covid-19 duke deklaruar se virusi “nuk është më kërcënim falë vaksinës”.

19:48
Dorëhiqet ministri Filipçe pas tragjedisë në Tetovë

Dy ditë pas incidentit në Spitalin e Tetovës ku nga shpërthimi i një zjarri humbën jetën 14 persona, ka dhënë dorëheqje ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.

19:42
Mblodhi fletët e grisura nga demokratët/ Rama: Hedhja e mbeturinave as gjest civil, as shprehje njerzillëku

Kryeministri Edi Rama në një shënim në facebook shpjegon gjestin pse bëri gjestin e mbledhjes së fletëve të grisura nga deputetët opozitarë në votimin që u bë për kryetaren e re të Kuvendit, Lindita Nikolla.

19:40
OBSH-ja më pesimiste për fundin e pandemisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë është pesimiste se vaksinat kundër COVID-19 do t’i japin fund pandemisë. Variantet e reja të virusit, sipas OBSH-së, po zbehin shpresat për arritjen e imunitetit të tufës.

19:30
Rama tregon nëse do ta pranojë dekretimin nga Presidenti Meta/ Ironi me opozitën: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama ka thënë se për sa kohë Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhen në atë detyrë do të pranojë dekretimin e qeverisë nga ana e tij.

19:28
Policia spanjolle kap ish-kreun e inteligjencës së Venezuelës në Madrid (fotot)

Policia spanjolle ka publikuar pamjet e aksionit të arrestimit në Madrid të kreut të kërkuar të inteligjencës së Venezuelës, Hugo Carvajal.

19:14
Veliaj uron zgjedhjen e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit/ Ironizon opozitën: Tigra prej letre

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përgëzuar Lindita Nikollën për zgjedhjen si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

19:07
Presidenti Meta uron Lindita Nikollën për detyrën e re, shuplakë opozitës: Asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur dhe uruar Lindita Nikollën, për detyrën e re, si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

19:01
“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më herët bëri me dije se do të luftojë deri në fund në mposhtjen e atij që e quan regjimi Rama.

18:55
Basha: Sot dita e parë e betejës, do luftojmë deri në mposhtjen e regjimit të qeverisë Rama

Kryedemokrati Basha menjëherë pas votimit të Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, është larguar nga salla për të mbajtur një prononcim për mediat jashtë saj.

18:49
Berisha e akuzoi se po bën aleancë me kryeministrin, Basha: Ndjej dhimbje të madhe që tezat e Ramës i dëgjova nga goja e doktorit!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sot në dalje të Kuvendit deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentar demokrat.

18:48
U zgjodh kryetare e Kuvendit/ Nikolla: Do të jetë legjislatura e avancimit drejtë familjes europiane. Mesazh kolegëve opozitarë

Lindita Nikolla është zgjedhur kryetare e Kuvendit për të udhëhequr këtë legjislaturë të re.

18:31
Lindita Nikolla zgjidhet kryetare Kuvendi me 79 vota pro/ PD gris fletët e votimit, LSI voton kundër!

Në seancën e dytë plenare të legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë është votuar Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.

18:16
Ikona e muzikës greke, Glykeria, program special live për Tiranën

Këngëtarja mjaft e dashur greke e njohur edhe në arenën muzikore ndërkombëtare, Glykeria vjen me një koncert live në Amfiteatrin e Tiranës.

18:14
Demokratët grisën fletët e votimit, Rama i mbledh dhe i fut në qese. Shihni ç’bën kur opozita nis diskutimet (FOTOT)

Një përgjigje ka ardhur nga kryeministri Edi Rama ndaj gjestit të deputetëve demokratëve, ndërsa po votohet për emërimin e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit.

18:02
Aksident në aksin Lezhë-Milot, motori ‘përfundon’ poshtë makinës, shpëton për mrekulli shoferi

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.

17:59
Momentet e tmerrit kur peshkaqeni i bardhë thyen kafazin e sigurisë me zhytësin e bllokuar brenda (fotot)

Më poshtë shihen momentet e tmerrit kur një zhytës arrin të shpëtojë mrekullisht nga nofullat gjigante të një peshkaqeni të bardhë.

17:57
Pas tragjedisë, jep dorëheqje drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi

Drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, informon se ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

17:55
Ftesë në 5/ “4 gra vdiqën, vetëm unë shpëtova”, pas luftës me kancerin e ftuara feston 55 vjetorin live

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u risoll historia e Ana Tafilit, 55 vjeçares që po lufton me sëmundjen e kancerit.
Edhe pse mjekët nuk i dhanë shumë shpresë, Ana në asnjë moment nuk u dorëzua.

17:54
Situata e covid/ MSH: 977 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë infektuar me covid 977 persona, një numër ky disi më i ulët se ai i ditës së djeshme ku kishim më shumë se 1000 të infektuar. Fatkeqësisht kanë humbur jetën edhe 4 qytetarë, duke e çuar kështu numrin e të infektuarve në 2,535.

17:47
Lindita Nikolla kryetare Kuvendit? Demokratët zbatojnë porosinë e Bashës, grisin fletët e votimit (FOTOT)

Në seancën e Kuvendit është duke u votuar emërimi i Lindita Nikollës si Kryetare e Parlamentit. 

17:35
E bija djeg të gjallë babanë monstër, si hakmarrje për vitet e abuzimit (fotot)

Është arrestuar kësaj jave një grua që dogji të gjallë babanë e saj, në hakmarrje për vite të abuzimit seksual, njoftonin mediat në Brazil.

17:32
‘Grupi parlamentar i PD është grupi im’/ Pas betimit, Sali Berisha braktis sallën e parlamentit

Pasditen e sotme ka nisur edhe seanca e dytë plenare e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë.

17:29
Edith Harxhi për Lulzim Bashën: Është kryetar ilegjitim. Çdo vendim i tij nul

Anëtarja e grupimit kundër Bashës, Edith Harxhi në një lidhje live në emisionin “Top Talk” në Top Channel ka thënë se vendimi i kryetarit të PD-së për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar është nul.

17:20
Seanca e dytë parlamentare/ Betohen deputetët, pritet votimi i Kryetarit të Kuvendit

Vetëm pak minuta më parë ka nisur edhe seanca e dytë plenare e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë.

17:19
Mbytet pushuesi polak në plazhin e Durrësit

Një shtetas polak, 68 vjeç, dyshohet të jetë mbytur duke u larë në detin e Durrës.

17:15
Trondit Frrok Çupi: Sokol Olldashin e vranë. Berisha t’i çojë një tufë lule te varri e t’i kërkojë ndjesë

Analisti Frrok Çupi ishte ftuar sot në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ku foli për zhvillimet e fundit politike, si përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

17:10
Në krah të Berishës deri në fund! Paloka, Noka dhe Shehu besnikë të Berishës që nga mëngjesi deri në darkë

Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Flamur Ndoka po qëndrojnë besnikë të ish kryeministrit Sali Berisha!

17:05
Shpallen gjashtë kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor (Emrat)

Janë shpallur sot gjashtë kandidatët zyrtarë për emërimin në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), dy nga Gjykata e Lartë dhe dy nga Gjykata e Apeleve, si dhe dy nga Gjykatat e Rretheve.

17:03
Ferma ilegale e kanabisit zbulohet kur kamioni përplaset me ndërtesën në Michigan (video dramatike)

Një operacion ilegal i rritjes së marijuanës është zbuluar rastësisht në shtetin verilindor amerikan të Michigan kur kamioni i mbeturinave u përplas me murin e një ndërtese banimi.

16:58
Identifikohen viktimat e Tetovës, mes tyre një 29 vjeçare që tentoi të shpëtonte të ëmën

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka përfunduar autopsia e trupave të sjellë nga Tetova, pas zjarrit që shkrumboi spitalin  në të cilin kuroheshin pacientë të sëmurë nga Covid-19. 

16:58
‘Vihet në kontroll virusi’, Danimarka heq masat anti-COVID-19

Pandemia e koronavirusit në Danimarkë është tërësisht nën kontroll dhe për këtë shkak të gjitha masat janë hequr!

16:52
Magji e zezë, 6 vjeçares i nxjerrin syrin që “të bëhet e pasur”!

Një ngjarje e rëndë tronditi Indonezinë ku familjarët e një vajze 6 vjecare e kanë nënshtruar fëmijën ndaj një rituali të magjisë së zezë, gjatë të cilit vogëlushes i nxorrën njërin sy.

16:50
Nesër dhe pasnesër, këto zona të Tiranës nuk do të kenë energji elektrike

OSHEE njofton se gjatë dy ditëve në vijim do të ketë një ndërprerje të energjisë në disa zona të Tiranës.

16:50
Talebani i drejton armën në fytyrë, gruas nuk i dridhet qerpiku: pamjet bëhen virale!

Fotoja e një reporteri të Reuters e shkrepur në Kabul është bërë virale brenda pak orësh duke u përhapur më shpejtësi në mediat sociale. Ajo është realizuar gjatë protestës së fundit të grave kundër qeverisë së re talebane, të mbajtur në kryeqytetin afgan të martën.

16:49
FBI zbulon komplotin $3mln për vrasjen e akuzueses për përdhunim të basketbollistit Kobe Bryant (fotot)

Një ‘bodybuilder’ zvicerjan që jetonte në Kaliforni i kishte ofruar legjendës së basketbollit amerikan Kobe Bryant të vriste gruan nga Kolorado që e akuzonte për përdhunim, për shumën e 3 milionë dollarëve, zbulohet në dokumentet e reja të FBI.

16:30
Drejtori i OBSH për Evropën: Vaksinat nuk do t’i japin fund pandemisë

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit në Evropë është shfaqur pesimist kur u pyet nëse vaksinimi është i vetmi mjet që mund të ndalojë pandeminë covid-19, pasi llojet e mutacioneve kanë zvogëluar mundësinë e arritjes së imunitetit kolektiv.

16:28
Tragjedia në Tetovë, publikohet videoja rrëqethëse/ Disa pacientë dalin nga dritaret, të tjerët mbetën brenda!

Një video rrëqethëse është shpërndarë në rrjete sociale nga tragjedia e ndodhur në Spitalin Covid në Tetovë ku humbën jetën 14 persona.

16:14
Covid-19 në Kosovë, regjistrohen 685 raste të reja dhe 30 viktima në 24 orët e fundit

Këtë të premte janë regjistruar 30 humbje jete si pasojë e Covid-19 në Kosovë.

16:13
“Bankomati” çon në pranga drejtorin e IKMT-së në qarkun e Dibrës dhe administratorin e një kompanie

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Bankomati”, ku si rezultat kanë rënë në pranga Drejtori i IKMT-së në qarkun Dibër dhe administratori i një kompanie që operon në fushën minerare po në këtë qark.

15:57
Putin me dhimbje i jep lamtumirë ministrit të afërt, pas vdekjes në manovrat e emergjencave në Arktik (fotot)

Vladimir Putin dukshëm i trishtuar, i dha sot lamtumirën e fundit ministrit të tij të emergjencave që më parë kishte qenë roja e tij personale, i cili vdiq të martën teksa përpiqej të shpëtonte jetën e një regjizori në manovrat në Arktik.

15:47
Dy tragjedi në Tiranë/ I riu bie nga hoteli dhe vdes në vend, 81-vjeçarja humb jetën pasi bie nga shkallët

Dy ngjarje tragjike kanë ndodhur në Tiranë.

15:38
Vllaznia luan me Laçin. Brdaric: Duhet të përgatisim shumë mirë sfidën

Vllaznia do të nisë sezonin e ri në kampionatin shqiptar të futbollit ditën e shtunë me sfidën ndaj Laçit, një përballje kjo e vështirë për skuadrën  nënkampione të vendit.

15:34
Festival filmi në Shkodër/ “Ekrani i artit” nisi në teatrin Migjeni

Edicioni i katërt i festivalit të filmit “Ekrani I Artit” nisi nga teatri “Migjeni”.

15:32
Vrasësja seriale kineze dënohet me vdekje pas 20 vitesh në arrati (Fotot)

Një vrasëse seriale famëkeqe është dënuar sot me vdekje në juglindje të Kinës pas 20 vitesh në arrati për vrasjet e 7 njerëzve bashkë me të dashurin e saj.

15:30
Nafta helmon tokat. Mallakastër, depozitat e dëmtuara shkarkojnë në përrenj

Mbetjet hidrokarbure që dalin nga procesi i dekantimit të naftës bruto në depozitat në Qafën e Kashit në Mallakastër, shkaktojnë ndotje të madhe të ajrit, tokës dhe nëntokës.

15:27
Papunësia nuk po ulet/ Ende shumë më e lartë se viti 2019 para nisjes së pandemisë

Punësimi ka shfaqur shenja të lehta përmirësimi në tremujorin e dytë të vitit, pas goditjes që mori vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Instat raporton se në fund të qershori shkalla e papunësisë arriti në 11.6%, duke shënuar një rënie prej 0.3% si në raport me tremujorin paraardhës, ashtu edhe kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

15:25
Çfarë pritet nga Parlamenti i ri? Kërkesat e qytetarëve për deputetët

Kuvendi i Shqipërisë nisi punimet me 140 deputetë, produkt i zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit. Po çfarë do të donin qytetarët e vendit tonë që të diskutohej brenda asaj salle gjatë këtij sesioni të ri parlamentar.

15:22
Thirrje kundër Bashës/ Simpatizantë të Berishës në oborrin e PD dhe në hyrjen e Kuvendit

Lulzim Basha doli nga selia blu krah Gazment Bardhit dhe Ervin Salianjit teksa ndoqën rrugën më të gjatë për të shkuar në Kuvend.

15:15
Të dëbuarit e Berishës/ Nga viti 1991 përjashtoi nga partia 22 figura të larta politike

Historia e Partisë Demokratike kur kryetar kishte Sali Berishën është e mbushur me përjashtime dhe dëbime.

15:02
Berisha: Pakt i fëlliqur Rama-Basha. Kreu i PD shmang replikën me Berishën dhe akuzon Ramën

Ora 10 e ditës së sotme mblodhi në sallën e Kuvendit 140 deputetët e zgjedhur në votimet e 25 prill. Socialistët hynë me sigurinë e fituesit por e gjithë vëmendja ishte drejtuar nga opozita.

14:57
Nis punën Bordi i Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Në prani të Kryeministrit Edi Rama, nisi sot punën, Bordi i Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, një skuadër e re me ekspertë të nivelit më të lartë ndërkombëtarë, shqiptarë të cilët spikasin në botën akademike jashtë vendit, si edhe të huaj që mishërojnë kriteret më të larta të botës akademike.

14:56
Kuvendi i ri nis punën/ Rama për Bashën: Dora e shtrirë për bashkëpunim

E dhjeta legjislaturë e gjeti kuvendin e Shqipërinë me rikthimin pas dy vitesh të opozitës. Pesë minuta përpara nisjes së seancës parë të parlamentit deputetët e opozitës të udhëhequr nga Lulzim Basha, hynë nga dera anësore e ngjitën një e nga një shkallët e parlamentit.

14:45
Hapen aplikimet në platformën “Infermierë për Shqipërinë”/ Afati deri më 21 shtator

Aplikimet në platformën online “Infermierë për Shqipërinë” janë hapur ditën e sotme.

14:45
SHBA provokon Pekinin, destrojeri amerikan hyn në Detin e Kinës Jugore!

Në mesin e tensioneve të përshkallëzuara prej disa kohësh në atë rajon, një destrojer amerikan lundroi pranë Ishujve Spratly në Detin e Kinës Jugore të Mërkurën, duke sfiduar kështu hapur rregullat e reja që Pekini vendosi lidhur me identifikimin detar të cilat përfshijnë dhe këto ujra të shumëdiskutara, thoë CNN.

14:39
Thyerje e rregullave rrugore/ 8 shoferë në pranga, 46 patenta të pezulluara gjatë 24 orëve të fundit

8 shoferë janë arrestuar ditën e sotme për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë.

14:31
Berisha shfaqet i prekur mes dhjetëra simpatizantëve jashtë Kuvendit (Fotot)

Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur i prekur gjatë hyrjes në kuvend mëngjesin e sotëm. Dhjetëra simpatizantë të tij po e prisnin me lule në duar jashtë dyerve të kuvendit, duke i shprehur përkrahjen pas vendimit të kreut të PD-së, Lulzim basha një natë më parë duke e larguar nga grupi parlamentar. Ai ka dhënë deklarata […]

14:16
Shkodër/ Tre të arrestuar, sekuestrohen 19.5 kg kanabos si dhe doza me lëndë narkotike kokainë

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të tentativave për kultivim të kanabisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, në bashkëpunim me DVP Shkodër kanë ushtruar kontrolle në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura apo ish-reparte ushtarake, dhe nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër , bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bena”, si rezulat i të cilit u ndaluan shtetasit E.K., 25 vjeç , E.K., 22 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Benë, Vau Dejës.

14:11
Me klas dhe stil drejt Kuvendit/ Të gjithë sytë mbi Monika Kryemadhin, çudit me modelin e flokëve (Fotot)

140 deputetët e Kuvendit janë shfaqur plot klas dhe stil me nisjen e legjislaturës X të Kuvendit të Shqipërisë.

13:45
Goditen dy raste të transportit të emigrantëve të paligjshëm, në pranga dy 37-vjeçarë

Dy raste të transportit të emigrantëve të paligjshëm janë goditur nga policia ditën e sotme. Një 37-vjeçar me banim në Levan të Fierit u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec duke transportuar 32 emigrantë të paligjshëm  me furgonin  “Fiat Ducato”. Gjithashtu një 37-vjeçar u vu në pranga pasi po transportonte 12 emigrantë të paligjshëm me mjetin […]

13:34
“Të shmangim luftën SHBA-Kinë”, Biden bisedë telefonike me Xi Jingping

Për të parën herë pas 7 muajsh, presidenti amerikan Joe Biden dhe ai kinez, Xi Jingping kanë zhvilluar një bisedë telefonike mes tyre, pikërisht në kohën kur tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar, sidomos për shkak të Tajvanit.

13:32
NATO në alarm: Rusia e Bjellorusia grumbullojnë 200.000 trupa në “pragun” e Europës!

Vetëm disa muaj pasi grumbulloi trupat në kufi më Ukrainën duke shkaktuar një krizë të vërtetë e duke afrua rrezikun e luftës, Moska sfidon sërish perëndimin dhe shqetëson Nato-n.

13:30
KQZ shpërndan mandatet, ja emrat që do të zëvendësojnë 4 politikanët në Kuvend

KQZ ka miratuar sot shpërndarjen e mandateve për katër deputetët që do të zëvendësojnë në Kuvend të 4 politikanët të cilët morën vendimin për t’u dorëhequr pas zgjedhjeve të 25 prillit.

13:17
Tapë në timon dhe me armë gjahu, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë

Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Mabë pasi iu gjet bë makinë një armë gjahu.

13:06
Mali i Zi vendos rregulla të reja anticovid/ Test negativ, PCR, vërtetim vaksinimi në kufi

Mali i Zi ka vendosur rregulla të reja për udhëtarët mbi 18 vjeç që do të hyjnë në vend.

13:06
Stamboll, paralajmërim për tsunami: Krijohen zona të posaçme evakuimi!

Autoritetel lokale të Stambollit po përgatiten për raste fatkeqësish natyrore, dhe e kanë nisur punën e tyre nga vendosja e tabelave rrugore që i drejtojnë njerëzit në të ashtëquajturat “zona evakuimi” në rast tsunami.

12:51
Biden i shpall luftë 80 mln të pavaksinuarve, Fox News: “Ky është tiran”

“Refuzimi juaj na ka kushtuar të gjithëve”, presidenti amerikan Joe Biden i shpalli luftë 80 milionëve të pavaksinuarve në vendin e tij teksa njoftoi se imunizimi do të bëhet i detyrueshëm për shumicën e punonjësve.

12:37
COVID shuan gjyqtarin e Korçës/ Maksim Qirjazi prej 10 ditësh në intubim

Humb jetën nga Covid gjyqtari i Korçës, Maksim Qirjazi.

12:30
Mbahet ceremonia mortore e disa prej viktimave të tragjedisë në Tetovë

Sot në orën 14:00, pritet të bëhet varrimi i një pjese të qytetarëve që humbën jetën nga zjarri në spitalin modular në Tetovë.

12:22
Maqedoni e Veriut/ Ndërron jetë 18-vjeçarja shtatzënë e prekur nga COVID

Një 18-vjeçare shtatzënë e prekur nga COVID ka ndërruar jetë në Maqedoninë e Veriut.

12:08
Aksident në aksin Lezhë-Milot/ “Benz”-i përplas makinën, bie në kanal

Një aksident rrugor ka ndodhur disten e sotme në aksin Lezhë-Milot, vendi i quajtur Spiten, ku makina tip “Benz”, i ka rënë nga mbrapa një tjetër “Benzi”.

12:06
Koreja e Jugut krijon “super raketën”: E shkatërrojmë Veriun “ sa hap e mbyll sytë”!

Për të forcuar mbrojtjen e saj kundrejt fqinjit problematic veriore, Koreja e Jugut ka krijuar një balistike edhe më të fuqishme se ato ekzistueset.

12:05
Organizoi turin e Merkelit në Ballkan, Hecker mbështetës i fuqishëm i rajonit!

Kancelarja Angela Merkel zhvillon në 13 dhe 14 shtator turin e saj j të fundit zyrtar në Ballkanin Perëndimor, me ndalesa në Beograd dhe Tiranë ku do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e qeverive dhe shoqërisë civile të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

12:00
Mbaron mbledhja e PD, porosia: Votoni kundër Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi

Ka përfunduar mbledhja e Partisë Demokratike.

11:58
KQZ zëvendëson mandatet e 4 deputetëve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë seancë publike ditën e sotme në orën 13:00.

11:30
FOTO-LAJM/ Kryemadhi dhe Berisha në rresht të parafundit në Kuvend, i ndan Tritan Shehu

Sali Berisha hyri sot në Parlament si deputet i pavarur, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së. Teksa hyri me vonesë në Kuvend, rreshti i parë ishte i zënë dhe shkoi në rreshtin e parafundit. Mirëpo ajo që ra në sy, është fakti që Berisha u ul në një rresht me Monika Kryemadhin, atë të parafundit, teksa në mes i ndante demokrati Tritan Shehu.

11:26
“I pari i shqiptarëve. O flori, unë vdes për ty”/ Qytetarët puthin e përqafojnë Berishën

Teksa dilte nga parlamenti ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me ovacione nga një grup mbështetësish të tij.

11:22
“Rama-Basha pakt i fëlliqur!”/Kreu i PD: Rama, armik i Shqipërisë! Kryeministri: Dorën e kemi të shtrirë!

Legjislatura X e Kuvendit të Shqipërisë nisi me tensione politike, kësaj radhe jo vetëm mes opozitës dhe maxhorancës, por edhe mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, pas vendimit për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

11:04
A ka pazare me Bashën? Rama përsërit: Dora jonë është e shtrirë, PS ka marrë mandatin që ta çojë vendin në nivel tjetër

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të seancës së parlamentit në një komunikim me mediat, u pyet edhe për vendimin që Basha mori në lidhje me Berishën, duke e përjashtuar nga grupi i PD-së.

10:45
“Hyj kur të dua në PD”/ Berisha: Vendimi Basha-Rama për mua është nul!

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi doli nga parlamenti ka paralajmëruar se vendimi për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar është nul.

10:39
A ndihet i tradhtuar nga Basha? Berisha del nga Kuvendi: Ua garantoj, është e afërt dita që PD do kthehet në piedestalin që meriton

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për mediat pas mbarimit të seancës së Kuvendit.

10:39
“Marrëveshje me kryeministrin për të larguar Berishën!”/ Basha: Edi Rama është armik i Shqipërisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mohuar akuzat e Sali Berishës se ai po bashkëpunon me Edi Ramën.

10:30
Nis legjislatura X e Kuvendit të Shqipërisë/ Rikthehet opozita! Luljeta Bozo drejton seancën: Të punojmë pa ngjyra partiake

Ditën e sotme nisi legjislatura X e Kuvendit të Shqipërisë me opozitën të rikthyer në karriget e Kuvendit.

10:06
“Berisha, Berisha”. Pritet me brohorima ish-kryeministri, deklarata: PD do rivendosë sovranitetin, e grabitur poshtërsisht me marrëveshjen Rama-Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me ovacione jashtë parlamentit nga mbështetës të tij.

09:58
Basha zgjedh hyrjen anësore/ Mbërrijnë në kuvend kryeministri Rama dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kanë mbërritur në Kuvend kryeministri Edi Rama dhe gjithashtu pas një mungese 2 vjeçare rikthet në Kuvend edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

09:52
Foto-lajm/ Basha shkon në këmbë në Parlament, dëgjohen thirrje kundër tij: Qaraman

Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se Kreu i PD Lulzim Basha ka dalë nga selia blu dhe po i drejtohet në këmbë parlamentit për seancën.

09:44
Foto-lajm/ Mblidhet një grup i vogël qytetarësh jashtë parlamentit, mes tyre dhe Sali Lushaj

Teksa pritet të nisa seanca e parlamentit e para për këtë sesion të ri parlamentar, një grup i vogël qytetarësh është mbledhur jashtë parlamentit.

09:26
Biden dhe Xi bisedojnë për herë të pas shtatë muajsh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, biseduan përmes telefonit, për herë të parë pas shtatë muajsh.

09:08
SHBA përshëndet Bashën për përjashtimin e Berishës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

09:04
Pistoleta, thika e kapele ku shkruhej “Policia”, momentet e kapjes së 24-vjeçarit të dënuar më parë për trafik njerëzish

Një 24-vjeçar i dënuar më parë për trafik njerëzish është arrestuar në në rrugën “Fuat Toptani” në Tiranë.

08:55
A mund të ruhen arritjet e 20 viteve të fundit në Afganistan?

Lufta e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, që ka nisur më 2001, ka përmbysur regjimin brutal të talibanëve, i cili ka strehuar rrjetin e Al-Kaidës.

08:50
Ngrihet padi kundër ligjit për abortin në Teksas

Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti padi civile kundër ligjit të diskutueshëm për abortin në shtetin e Teksasit.

08:46
I vuri zjarrin vendit të depozitimit të mbetjeve të Bashkisë Lushnjë, arrestohet roja

Roja i vendit të depozitimit të mbetjeve në Bashkinë Lushnjë është arrestuar për zjararvënie.

08:23
Detajet/ Princi ministër nga Arabia Saudite viziton Tiranën

Një përfaqësues i lartë i qeverisë së Arabisë Saudite do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

08:20
Sot nis legjislatura e X e Kuvendit të Shqipërisë/ Seanca e parë në orën 10:00! Pasdite deputetët do të bëjnë betimin

Ditën e sotme nis legjislatura e X e Kuvendit të Shqipërisë.

08:08
Ish-këshilltari i Merkelit, Jan Hecker, gëzonte reputacion të lartë në Ballkanin Perëndimor

Udhëtimi i lamtumirës i Angela Merkelit në Ballkan thuhet të ketë qenë ide e ambasadorit Jan Hecker, i cili vdiq disa ditë më parë në Pekin. Hecker ishte një person shumë i respektuar në rajon.

07:50
​20 mijë e 652 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë janë 20 mijë e 652 raste aktive me COVID-19.