Mblodhi fletët e grisura nga demokratët/ Rama: Hedhja e mbeturinave as gjest civil, as shprehje njerzillëku

10/09/2021 19:42

Kryeministri Edi Rama në një shënim në facebook shpjegon gjestin pse bëri gjestin e mbledhjes së fletëve të grisura nga deputetët opozitarë në votimin që u bë për kryetaren e re të Kuvendit, Lindita Nikolla.

Mjedisi nuk është as i majtë as i djathtë dhe respekti për mjedisin është në radhë të parë respekt për veten, për njëri-tjetrin, për fëmijët tanë. Hedhja e mbeturinave përtokë mu në dyshemenë e Kuvendit, kur njerëzit ndjekin ditën e parë në punë të përfaqësuesve të tyre, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku”, shkruan Rama në facebook.

Në një prononcim më herët, kryeministri Edi Rama tha se gjatë këtij mandati të tretë do të merret një vendim për ndalimin e qeseve plastike për përdorim individual.

Rama tha se qesen plastike që futi fletët e gristura të votimit nga demokratët ia dhanë në atë moment.

“Ky mandat do të jetë shumë i rëndësishëm në përpjekje për të pastruar Shqipërinë, së shpejti do marrim një vendim për ndalimin e qeseve plastike për përdorim individual dhe po përgatisim paketën që të gjithë të kenë një nivel tjetër përgjegjshmërie në raport me mjedisin. Ishte një gjest instiktiv në kushtet kur je duke punuar me programin dhe kjo pjesë është një nga më të rëndësishmet. Qesen e kërkova se nuk e kisha me vete”, tha Rama.

Top Channel