Rama tregon nëse do ta pranojë dekretimin nga Presidenti Meta/ Ironi me opozitën: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

10/09/2021 19:30

Kryeministri Edi Rama ka thënë se për sa kohë Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhen në atë detyrë do të pranojë dekretimin e qeverisë nga ana e tij.

Rama tha se akuzat politike të bëra nga qeveria në drejtim të Metës dallojnë nga korniza ligjore që është fakti se ‘Meta është President i Republikës’.

Rama: Ju keni të drejtë të thoni ç’të doni dhe unë do jem gjithmonë i buzëqeshur, por ka një dallim që është midis qëndrimeve politike dhe kornizës kushtetuese dhe ligjore. Për sa kohë Presidenti është në zyrë dhe në pritje për t’u gjykuar nga gjykata më e lartë, ai mbetet në detyrë nuk varet nga dëshira jonë. Ne e kemi marrë vendim e kemi shkarkuar.

Po ashtu Rama nuk e ka kursyer ironinë për opozitën duke thënë se ka dëgjuar vetëm tam-tamet në sallën e Kuvendit. Rama u shpreh se tam-tamet mirëkuptohen sepse kjo ditë është shumë traumatike për PD-në dhe duhen respektuar. Sipas Ramës PD është duke kaluar një traumë pas vendimit të Bashës për përjashtimin e liderit historik të PD, Sali Berisha, nga grupi parlamentar.

Rama: Ju mund të mos e besoni sepse skam provë për këtë, por unë nuk kam dëgjuar asgjë përveç atyre tam-tameve që janë të mirëkuptueshme për një ditë si kjo, që nuk është e lehtë për PD. Sepse është një proces traumatik dhe duhet të kemi durim dhe respekt për traumat e të tjerëve.

Seanca e sotme e Kuvendit, ashtu siç pritej, u shoqërua me tensione të herëpashershme, kjo edhe për shkak të tensioneve te mes grupit të PD, pas vendimit të Bashës për largimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Top Channel