Policia spanjolle kap ish-kreun e inteligjencës së Venezuelës në Madrid (fotot)

10/09/2021 19:28

Policia spanjolle ka publikuar pamjet e aksionit të arrestimit në Madrid të kreut të kërkuar të inteligjencës së Venezuelës, Hugo Carvajal.

Zyrtari pritet të ekstradohet në SHBA me akuza të trafikimit të drogave.

Carvajal ka qenë kreu i inteligjencës të ish-liderit venezuelan Hugo Chavez.

Në pamje shihen policë me veshje të rënda që bastisin kompleksin e apartamenteve në Madrid, ku fshihej prej kohësh i kërkuari.

“Ai jetonte i mbyllur, pa dalë jashtë dhe gjithmonë i mbrojtur nga njerëz të besuar”, thone autoritetet në komentin e pamjeve.

Carvajal ishte zhdukur disa ditë pas ndalimit në Madrid në 2019, kur kërkesa e ekstradimit në SHBA u aprovua nga autoritetet vendase.

Carvajal kishte humbur gradat e tij pas ardhjes së administratës së Presidentit Nicolas Maduro pasi doli në mbështetje të presidentit të vetëshpallur Juan Guaido në shkurt.

FOTO GALERI
1/3
Në pamje shihen policë me veshje të rënda që bastisin kompleksin e apartamenteve në Madrid

Top Channel