Artkand, rikthehet në transmetim/ Në transmetim në Top Channel çdo të shtunë në orën 11

10/09/2021 19:59

Artkand vijon në këtë sezon të ri, me më shumë vepra të mira të prezantuara për publikun.

Përveçse një format i ri, por tashmë i sprovuar me sukses, Artkand sjell edhe një fryme alternative në ekspozimin e artit shqiptar, duke u konceptuar si një galeri televizive. Nën autorësinë dhe moderimin e Jetona Kocibellit, si dhe të ftuar Genc Përmetin, programi premton disa ndryshime në format.

Ne po bëhemi gati për një sezon të ri, tashmë kemi kaluar një eksperiencë disa mujore. E dimë cfarë është Artkand dhe çfarë do të thotë ai për publikun. Kemi ardhur me një eksperiencë në mbi 100 vepra të prezantuara dhe në më shumë se 50 përqind të programeve kemi patur po ashtu shitje. Por tashme do të vijmë me një Artkand ndryshe. Më televiziv. Me më shumë rubrika, të ftuar. Një Artkand që do të kenë mundësinë ta prekin të gjithë.

Më shumë rubrika dhe të ftuar, duke sjellë nëpërmjet tyre dhe shijen e artit në botë. Duke prezantuar për publikun esencën e artit pamor më të famshëm të të gjitha kohërave nëpërmjet rubrikave të përjashtme.

Pranë meje do të qëndrojë si gjithmonë i ftuari i përhershëm Genc Përmeti, por do të kemi edhe të ftuar të tjerë. Do ta pasurojmë programin me personazhe të cilët jo domosdoshmërish i përkasin artit, por kanë një pasion që I bashkon me artin dhe pasioni e dimë të gjithë që na shëtit në shtigjet më të bukura dhe më të paharrueshme në jetë. Do të shihemi të shtunën në orën 11, edhe me një ndryshim orari për këtë sezon, si gjithmonë në Artkand në ekranin e Top Channel.

Top Channel