E hënë, 25 Tetor 2021
17:17
Paris Hilton habit sërish! Në festën e beqarisë vesh fustanin prej letre higjenike

Paris Hilton mund të shndërrojë pothuajse çdo gjë në modë, madje edhe letrën higjienike.

17:16
Princi Saudit i kurorës, një psikopat, thotë ish-zyrtari i inteligjencës (fotot)

Saad Aljabri ka thënë se Mohammed bin Salman mburrej se mund të vriste dhe ish-mbretin King Abdullah.

17:04
“Askush nuk e ndalon dot”/ Noka pas mbledhjes: Ja çfarë i kërkuam Bashës

Deputeti demokrat, Flamur Noka në fund të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD tha se i ka kërkuar Lulzim Bashës që të kuptojë se partia është në krizë të thellë.

16:49
PD depoziton në Kuvend të martën projektligjin për uljen e TVSH nga 20 në 6%

Partia Demokratike e Shqipërisë të martën pritet të depozitojë në Kuvend ligjin për uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar të mallrave të shportës ushqimore nga 20% deri në 6%.

16:49
Veshjet më ‘të çmendura’ që VIP-at zgjodhën për Halloween

Halloween-i është festa që na lejon të guxojmë më shumë se kurrë në veshjet dhe paraqitjen tonë.

16:45
Video/ The Simpsons parashikuan edhe satelitin “Albania”

Filmi i animuar amerikan Simpsons, që përveç batutave komike, është i famshëm edhe për parashikimet për ngjarje të mëdha botërore. Por së fundmi duket se filmi ka parashikuar edhe satelitin shqiptar në hapësirë.

16:39
“Kemi fjet në një krevat…“/ Zogu i Tiranës tregon detaje nga koncertet me Iva Alikon (Fotot)

Hermes Nikaj, i njohur nga të gjithë si Zogu i Tiranës ka treguar se ka fjetur në një krevat me këngëtaren Iva Aliko, por vetëm si shokë.

16:37
Stilime të frikshme shfaqen në Kampionatin gjerman të Mjekrave e Mustaqeve (fotot)

Një panel ekspertësh janë duke studiuar disa nga mjekrat e mustaqet më të kuruara të Gjermanisë, duke tentuar të kurorëzojnë kampionin e “Olimpiadës së Mjekrave për vitin 2021.

16:29
OBSH-ja bën thirrje përsëri për shpërndarje të drejtë të vaksinave

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të dielën se nëse vendet nuk përdorin mjetet ekzistuese në luftën kundër pandemisë në mënyrë efektive, fundi i saj nuk do të jetë i afërt.

16:24
“Do t’i shfryj buzët” Çudit me rrëfimin Iva Aliko (Fotot)

Këngëtarja Iva Aliko ka çuditur me rrëfimin e saj, ndërsa ishte e ftuar ën emisionin “Shqipëra Live” në Top Channel.

16:18
Përkeqësohet situata e Covid 19 në Mal të Zi, rriten rastet e reja dhe numri i viktimave

Situata epidemiologjike me virusin Covid 19 në Mal të Zi, vendin me 621.718 banorë, vazhdon të jetë e rëndë.

16:10
Sabiani i kërkoi llogari, përlotet Paloma: Doja të të thoja

Monika dhe Fifi ishin organizatore të një loje e cila duket se ka ofenduar si rezultat gjithë pjesën tjetër të banorëve

16:08
Kosova paralajmëron ndalimin e aktiviteteve sportive serbe

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, tha se, gjatë kësaj jave, Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe.

16:05
A bëhet PD-ja pa Bashën dhe Berishën? Topalli: Nuk kushtëzohet nga një, dy apo qindra emra

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli e ftuar sot në emisionin Top Talk në Top Channel tha e sigurt se Partia Demokratike mund të bëhet edhe pa Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

16:02
“Përplasen” Beniada dhe Fifi/ Këngëtarja e përlotur: Ku ishe ti kur…

Monika dhe Fifi i deklaruan banorëve se zënkat e ditëve të fundit nuk ishin asgjë veçse pjesë e një plani të tyre.

15:54
“Truri” i grabitjes së Rinasit, dënohet me 25 vite Aleks Pepa

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vite burg Aleks Pepën, i akuzuar për grup kriminal dhe vjedhje me dhunë. Ai u dënua për grabitjen e 990 mijë eurove në vitin 2016 në pistën e Aeroportit të Rinasit.

15:50
Foltorja e Berishës/ Topalli në Top Talk: Bashës i ka ikur ushtria e tij! Tani është rikthyer baza

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli e ftuar sot në emisionin Top Talk në Top Channel, ka shprehur mbështetje në lëvizjen e krijuar nga lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

15:50
Ish-ministri britanik kapet sërish duke flirtuar me sekretaren e skandalit, kësaj radhe në rezortin në Kroaci (fotot)

Ish-ministri britanik i shëndetësisë Mat Hancock është fotografuar duke u zbavitur me të dashurën e tij Gina Coladangelo teksa shijonin një mbrëmje romantike në një rezort turistik.

15:49
NASA për UFO-t: Vijnë nga univers alternativ, urojmë të mos jetë një kundërshtar në Tokë

Kreu i NASA-s la të kuptohet se disa UFO mund të jenë forma jete jashtëtokësore ose qenie nga një univers alternativ.

15:48
Pak të infektuar, pak të vaksinuar

Javën e fundit është ulur numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë dhe në të njëjtën periudhë ka rënë edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Profesionistët bëjnë thirrje për vaksinim, duke shtuar se ka mundësi që të ndryshojë situata pandemike. Ditëve të fundit, numri i vaksinave të […]

15:27
Një viktimë dhe tre të infektuar me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u raportua të hënën një viktimë nga koronavirusi.

15:24
Mbreti i xhunglës nuk mbron dot të vegjëlit/ Leopardi rrëmben këlyshin e luaneshës dhe e ha (fotot)

Ky këlysh luani dëshironte vetëm një vend të sigurtë ku të qëndronte teksa nëna e tij dilte në gjueti për ushqim.

15:23
Të vaksinuar 60% e studentëve/ Korçë, në mësim hyjnë edhe të pavaksinuarit

Në Universitetin Fan Noli në Korçë janë vaksinuar deri tani rreth 60% e studentëve një pjesë prej të cilëve kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndërsa të tjerë janë vetëm me një dozë.

15:21
PD padi në Kushtetuese/ Kundërshton vendimin e Kuvendit për mos nisjen e hetimit të çështjes “Becchetti”

Partia Demokratike i kërkoi sot Gjykatës Kushtetuese të kthehet në arbitër për zgjidhjen e konfliktit të krijuar nga Parlamenti, i cili bllokoi ngritjen e Komisionit Hetimor Becheti.

15:20
Korrupsioni në Gjykatën e Krujës/ Shtyhet gjyqi për Enkeleda Hoxhën dhe 9 të pandehurit

 Seanca gjyqësore për Enkeleda Hoxhën dhe 9 të pandehurit të akuzuar për korrupsion në Gjykatën e Krujës është shtyrë, pas mungesës në seancë të të pandehurës Manuela Mallkuci.

15:17
Mbetjet e Laçit në flakë/ Digjet fusha e vjetër e plehrave, zjarri i qëllimshëm

Shtëllungat e tymit ngrihen prej ditësh mbi qytetin e Laçit ku po digjet një fushë e vjetër mbetjesh urbane.

15:14
Nis prodhimi i vajit të ullirit/ Në Vlorë, fermerët po vjelin më herët: Kemi frikë nga hajdutët natën

Banorët e fshatit Nartë po i vjelin para kohe ullinjtë për shkak se pemët po ua vjedhin gjatë natës.

15:10
Covid-19, Ministria e Jashtme: Italia forcon masat kufizuese, udhëtime vetëm për motive të caktuara dhe karantinë 10 ditore

Ministria e Jashtme njofton se qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese për të përballuar situatën e Covid-19 dhe si rrjedhojë qytetarët do të mund të udhëtojnë drejt Italisë vetëm për motive të caktuara.

15:06
Hetimi për rusët ecën ngadalë/ Telefonat e tyre nuk arritën të hapeshin! Ministria e Drejtësisë kërkon përfundimin e ekspertizës

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka mësuar se hetimi për 4 turistët rusë që ndërruan jetë në mënyrë të mistershme në një hotel në Qerret po ecën shumë ngadalë.

15:04
Monika dhe Fifi treguan lojën e tyre, revoltohet banorët

Monika dhe Fifi kanë nisur prej dy ditësh një lojë, gjatë së cilës ato inskenuan debate mes tyre, në mënyrë për të provokuar banorët e tjerë.

14:55
Veliaj zgjidh çështjen e urbanëve/ Arrihet marrëveshje, autobusët në Tiranë do shtohen

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj takoi sot përfaqësuesit e operatorëve të transportit urban, me të cilët u ra dakord për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, si dhe pranimin e një pakete të propozuar nga Bashkia e Tiranës për kalimin e situatës së vështirë.

14:50
Italia zgjat masat e udhëtimit, si preket Shqipëria nga rregullat e reja anti-Covid!

Italia ka vendosur t`i shtyjë deri në 15 dhjetor masat e marra në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria që përfshijnë detyrimin për të paraqitur certifikatën e imunizimit anti-Covid me një vaksinë të miratuar nga Agjensia Europiane e Ilaceve, EMA; Vaksinat që njihen nga shteti italian janë: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca dhe Jonhson & Johnson.

14:49
Nis puna për “Defender 2023”/ Ministri: Shqipëria, gati të shërbejë sërish si vend pritës i stërvitjes më të madhe

Shqipëria ka nisur punën për të pritur sërish një nga stërvitjet më të mëdha “Defender 2023”. Për këtë u organizua edhe Konferenca koordinuese, ku morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Bajram Begaj, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim si dhe përfaqësues të lartë ushtarakë të SHBA dhe Shqipërisë.

14:46
“Bëj botox që të kem lëkurë më të bukur”, Zogu i Tiranës pranon ndërhyrjet në fytyrë (Fotot)

Personazhi i njohur, Hermes Nikaj i njohur nga të gjithë si Zogu i Tiranës ka pranuar ndërhyrjet në lëkurë.

14:45
“Kanë dashur të vrasin Vuçiçin”, dyshime se është dikush i brendshëm

Mundësinë e një plani për të ekzekutuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç e ka konfirmuar kryeministrja e vendit Ana Brnabiç, sipas të cilës, goditja e kreut të shtetit ishte planifikuar të ndodhte gjatë zbulimit të monumentit të Stefan Nemanjës, që u realizua më 27 janar të këtij viti në Beograd.  

14:33
Krijohet “cikloni-bombë”, ekspertët: U bashkua me një “lumë atmosferik”

Një ciklon-bombë nga Paqësori po i afrohet Kalifornisë ku rrezikon të shkaktojë shira ekstreme dhe reshje dëbore.

14:27
​Gjykata Supreme anulon vendimin e PZAP-së, në Han të Elezit nuk do të ketë zgjedhje

Faton Fetahu, avokat i kandidatit të PDK-së për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka konfirmuar se Gjykata Supreme e ka anuluar vendimin e PZAP-së për zgjedhjet në këtë komunë e cila u fitua pa balotazh nga Mehmet Ballazhi.

14:26
Copëza reflektimi…20 të vërteta që i mësoni me vonesë në jetë

Jeta është një udhëtim me kthesa, maja dhe lugina, male për t’u ngjitur dhe oqeane për të eksploruar.

14:25
U kap në Kolumbi/ Bosi më i madh i drogës, kishte lidhje me kriminelët në Ballkan

Njëri prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Kolumbi, Dario Antonio Usuga, i njohur ndryshe si “Otoniel”, është i lidhur me kriminelët në Ballkan, shkruan e përditshmja kolumbiane “Semana”.

14:22
Grushti i shtetit në Sudan/ Kreu i Këshillit Kombëtar të Sovranitetit shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, kreu i Këshillit Kombëtar të Sovranitetit të Sudanit, njoftoi sot se po shpallte gjendjen e jashtëzakonshme dhe po shpërndante Këshillin Kalimtar të Sovranitetit Kombëtar dhe qeverinë.

14:14
Rasti Kavala: Sprova e re mes BE dhe Turqisë

Osman Kavala ndodhet në paraburgim nga viti 2017. Së fundmi 10 ambasadorë nga vende të ndryshme kërkuan lirimin e tij. Presidenti turk reagoi i zemëruar. Kërcënon prishja e marrëdhënieve të Turqisë me BE?

14:01
Rrugët kthehen në lumenj, balta gëlltit makinat: Dy të zhdukur në Itali nga përmbytjet

Zona të tëra të Siçilisë në Itali janë nën pushtetin e motit të keq e të ujit. Shirat e rrëmbyer atje kanë bërë që disa rrugë të kthehen në lumenj të vërtetë.

14:00
Drejt derbit/ Tirana e plotë, Partizani me dy mungesa, Cara “shtrëngon dhëmbët”

Ora e derbit po afron dhe trajnerët e Tiranës en Partizanit po u japin dorën e fundit përgatitjeve nga “llogoret” përkatëse ku janë grumbulluar prej ditës së djeshme.

13:57
Xhirimet e filmit kthehen në tragjedi/ Reagon për herë të parë motra e fotografes: Pikëllim i madh për familjen tonë

Motra e kinematografes Halyna Hutchins, e cila u qëllua për vdekje në xhirimet e filmit të Alec Baldëin, “Rust” ka reaguar për herë të parë.

13:51
Monika dhe Fifi vendosin të tregojnë të vërtetën e ”luftës” mes tyre

Monika dhe Fifi ditën e djeshme planfikuan të provokojnë banorët duke inskenuar disa debate mes tyre.

13:48
Madridi nën pushtetin e deleve/ Ngjarja vjetore që prej vitit 1994 (Fotot)

Rrugët e Madridit ishin të mbushura me dele dhe zhurma kambanash këtë të dielë.

13:46
Bajoneta e shpata, tensione në kufirin gjerman: Ndalohet patrulla e anti-emigrantëve

Gjermania po i sheh me shqetësim lëvizjet në kufirin me Poloninë, i cili është kthyer në një pikë të nxehtë kalimi të emigrantëve të paligjshëm. Kjo e ka nxitur ministrin e brendshëm gjerman, Horst Seehofer të kërkojë forcimin e kufirit gjermano-polak.

13:45
“Babis ka një lidhje tjetër”/ Zbulohet çfarë foli Caroline me psikologen pak muaj para se bashkëshorti ta vriste

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vrasjes së 20-vjeçares Caroline, nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnastopulos. Mediat fqinje shkruajnë se dyshohet që Babis e tradhtonte Carolinën dhe ky mund të jetë shkaku që pasoi ngjarjen e rëndë.

13:44
OKB: Miliona afganë i kërcënon uria këtë dimër

Nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme atëherë miliona afganë do të përballen me urinë gjatë këtij dimri, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së(WFP).

13:37
Ndërron jetë në moshën 59-vjeçare aktori i famshëm i serlialit “Friends”

Aktori amerikan, James Michael Tyler njihet si Gunther në serialin televiziv “Friends”, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare.

13:36
Kritikët e Erdogan: Dëbimi i ambasadorëve një lojë, shpërqëndrim nga hallet ekonomike

Thirrja e Rexhep Tajip Erdoganit për dënimin e ambasadorëve te 10 vendeve aleate perëndimore, përfshirë atë amerikan, nuk i bindi kritikët e presidentit turk.

13:34
​Stafi mjekësor në Britani drejt vaksinimit të detyrueshëm

Stafi i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar (NHS) është paralajmëruar se mund të përballet me kërkesën për vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19.

13:31
Tetë fëmijë vdesin nga uria në Kabul, Afganistani në prag katastrofe

Një ish-ligjvënës afgan, njëkohësisht lider politik që i përket komunitetit Hazara deklaroi se trupat e tetë fëmijëve jetimë, që vdiqën nga uria, u gjetën në pjesën perëndimore të Kabulit.

13:22
Debati Fifi-Semi/ Banorët: Shkak ishte gjesti i mëparshëm nga Graniti

Mëngjesi i sotëm ka nisur më komente në lidhje me debatin e mbrëmshëm mes Fifit dhe Semit.

13:21
Eksperti: Serbia po përgatit luftë, amerikanët e kuptuan lojën dhe bënë gati “artilerinë”

Caktimi i Christopher Hill dhe diplomatëve të tjerë të rëndësishëm në rajon nga administrata e Joe Biden, vazhdon të bëjë jehonë në Kosovë. Profesor doktor Enver Bytyçi i cilësoi pesë emërimet e reja të Bidenit si “një artileri diplomatike”.

13:20
Këngëtari Ed Sheeran rezulton pozitiv me Covid-19, ja është gjendja shëndetësore e artistit

Këngëtari i famshëm, Ed Sheeran ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Këtë lajm e ka dhënë vetë artisti përmes një postimi në Instagram ku ka treguar se do të izolohet pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

13:11
Biden vonon publikimin e dosjes mbi vrasjen e Kenedit, çfarë po mbulohet

Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të vononte publikimin e dokumenteve të klasifikuara prej shumë kohësh tashmë, që lidhen me vrasjen e Presidentit amerikan John F. Kennedy.

13:07
100 ekspertë globalë i bëjnë thirrje OBSH të ndryshojë qëndrimin e saj armiqësor ndaj reduktimit të dëmit të duhanit

Botohet letra publike ndaj delegatëve të Konventës Themelore për Kontrollin e Duhanit

13:05
Ekzekutimi i Demi Backës në Fier/ Prençi: Kanë marrë pjesë 3 persona! Gazetarja: Dyshoj se është vrasje me pagesë

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka folur për atentatin që i mori jetën 57-vjeçarit, Demir Backën, mbrëmjen e 23 tetorit, në parkimin e QTU-së.

12:57
Luftë me grabitësit në Nikël/ Çangu në gjendje të rëndë në spital

Biznesmeni Nazmi Çangu kaloi një natë terrori në banesën e tij në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, ku dhjetë persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës e torturuan për disa orë. Këtë të hënë ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

12:56
Ronaldon s’e mbajnë nervat, figurë e keqe në derbin e Anglisë

Figurë e keqe për Cristiano Ronaldon në Manchester-Liverpool, me yllin portugez që nuk mundi ta fshehë nervozizmin dhe irritimin në një sfidë poshtëruese për skuadrën e tij.

12:46
Sarandë/ Emigranti ecën në sens të kundërt, tenton të korruptojë policinë me 50 mijë lekë

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë, në momentin që e kanë ndaluar.

12:38
Berlini shpreh shqetësim për raportet diplomatike me Ankaranë

Gjermania tha se është e shqetësuar me paralajmërimet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për dëbimin e ambasadorit gjerman në Ankara.

12:35
Mbrojtësi veteran projekton rikthimin në vendlindje, i ka të numëruara ditët te Real Madrid!

Karriera e një futbollisti nuk është e përjetshme, po ashtu as durimi i një klubi.

12:33
Shqipëria pritet me fishkëllima në garën e boksit në Beograd

Kampionati Botëror i Boksit u hap zyrtarisht të dielën, më 24 tetor, në Beograd dhe ceremonia u përcoll me fishkëllima, me rastin e parakalimit të sportistëve nga Shqipëria.

12:18
Fier/ Kanabis mes tokave të mbjella me misër, policia arreston 7 persona, sekuestrohen 60 kg kanabis

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

12:10
Erozioni në Vlorë vazhdon/ Nga plazhi i vjetër në Triport, alarmin e japin banorët

Erozioni i detit në Vlorë ka marrë nga viti në vit hapësirë të konsiderueshme të tokës.

12:07
La një grua Yazide të vdiste nga etja, gjykata e Mynihut e dënon me 10 vite burg

Një 30 vjeçare e vetëshpallur si anëtare e Shtetit Islamik (IS) është dënuar këtë të hënë me 10 vjet burg nga një gjykatë e Mynihut, pasi la një vajzë Yazide në Irak të vdiste nga etja.

12:04
Dhunohet nga policët/ U ndalua gjatë kërkimeve për vrasësit e biznesmenit në Fier, Policia: Na kërcënoi

Ky është Amarildo Hoxha nga Samatica e Beratit që denoncoi policinë e Lushnjes për dhunë fizike. Ai është rikthyer në rrethrrotullimin e Savrës në rrugën Lushnje Fier për të treguar se cfarë ndodhi.

12:03
Fier, 15 të shoqëruar për atentatin/ Makina e krimit, me targa të vjedhura kosovare

Kjo është makina e përdorur nga autorët e vrasjes së 57 vjecarit Demir Backa në Fier.

12:01
76-vjetori i OKB/ Ahmetaj: Do zbatojmë me përpikmëri programin e ri OKB-Shqipëri, BE do të na vëzhgojë

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka mbajtur fjalën e tij në nder të 76-vjetorit të themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe nënshkrimit të programit të ri mes OKB dhe qeverisë shqiptare për vitet 2022 – 2026.

12:00
​Osmani: Statistikat e viktimave të krimit janë trishtuese, kriminelet të ndëshkohen

Nën patronatin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, sot është hapur “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”.

11:49
76-vjetori i OKB, Ministrja Xhaçka: Shqipëria, prova më e qartë e vlerës së madhe që ka bashkëpunimi multilateral

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka mbajtur një fjalë në nder të 76-vjetorit të themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe nënshkrimit të programit të ri mes OKB dhe qeverisë shqiptare për vitet 2022 – 2026.

11:48
Greqi/ Humb betejën me kancerin kryetarja e partisë ‘Lëvizja për ndryshim’

Ka humbur jetën kryetarja e partisë ‘Lëvizja për Ndryshim’, Fofi Gjenimatas, pas një beteje të gjatë, që prej vitit 2008, me kancerin.

11:45
Eurobondi/ Shehi ironizon Denajn: Jemi të sëmurë, por nuk e kemi sëmundjen aq të tmerrshme se varrimin do na e bëjnë me arkivol të mirë!

Kreu i PAA-së, Dashamir Shehi ka marrë pjesë në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet për eurobondin 500-700 mln euro që synon të marrë qeveria.

11:45
Pas debatit të ashpër Fifi kërkon falje, Semi nuk reagon

Mbrëmja e djeshme është mbyllur me një debat të ashpër mes Semit dhe Fifit.

11:40
Angli/ Tropojani “mbret” i shtëpive të barit në rrjetën e ‘Daily Mail’

Një i ri nga Tropoja i cili përmes Instagram reklamonte shitjen e fidanëve të kanabisit për ata që ndërtojnë shtëpi bari, ka rënë në rrjetën e gazetarëve investigativ të Daily Mail.

11:30
I vihet flaka vendgrumbullimit të plehrave në Laç, zjarri aktiv prej 3 ditësh

Një vend grumbullim mbetjesh që ndodhet mbi kodër rezervuar në Laç është kthyer në shqetësim për banorët.

11:29
”Nuk është normale”/ Semi përlotet pas debatit me Fifin, Donaldi e qetëson

Mbrëmja e djeshme është mbyllur me një debat të ashpër mes Semit dhe Fifit.

11:27
Ekzekutimi i 57 vjecarit Demir Backa në Fier, u qëllua nga afër me 18 plumba/ Shoqërohen në polici 15 persona

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Demir Backa në Fier!

11:26
Drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela: S’do preket tarifa e energjisë për 1 milion abonentë që furnizohen nga OSHEE

Drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela të hënën deklaroi se nuk do të ketë rritje tarifash për 1 milion abonentë që furnizohen nga OSHEE.

11:12
Basha: Shqipëria, vendi i dytë në botë për nivelin e ryshfetit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se Shqipëria është vendi i dytë në botë për nivelin e ryshfetit, duke postuar edhe renditjen sipas World Justice Project si dhe BB dhe Berzh.

11:12
Agravon situata/ Semi dhe Fifi konfliktohen për shkopin e drurit

Mbrëmja e djeshme është mbyllur me një debat të ashpër mes Semit dhe Fifit.

11:12
Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin/ Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i dy doganierëve në Durrës. I shpëtojnë prangave edhe…

Gjykata shpalli të paligjshëm arrestimin e dy doganierëve të Durrësit, ndërsa urdhëroi lirimin e menjëhershëm të 4 personave, mes të cilëve dhe 2 doganierët.

11:06
Spaho për eurobondin: Borxhin nuk duhet ta shesim si sukses! Pas 5 viteve do paguajmë më tepër

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u shpreh se eurobondi që synon të marrë qeveria shqiptare nuk duhet që ta shohim si sukses, pasi shlyerja dhe peshën e tij do ta shohim pas 5 viteve.

11:05
OKB: Afganistani po përballet me një krizë të rëndë ushqimore

Miliona afganë do të përballen me urinë këtë dimër, nëse nuk do të ndërmerren veprime urgjente.

11:01
Fifi me shkop nëpër shtëpi/ Semi e revoltuar: Më sikletos

Mbrëmja e djeshme është mbyllur me një debat të ashpër mes Semit dhe Fifit.

10:50
Çështja ‘Becchetti’, PD padi në Gjykatën Kushtetuese për mosngritjen e Komisionit Hetimor, Duma: Rama ka frikë të hetojë!

Ditën e sotme, nënkryetarja e PD-së, Grida Duma dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, në emër të PD depozituan pranë Gjykatës Kushtetuese padinë ndaj Kuvendit, për mosngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për çështjen “Beccheti”.

10:39
Me pushime në vendin luksoz, Enca “thyen” rrjetin me pozat me bikini (FOTO)

Pak ditë më parë këngëtarja Enca Haxhiu festoi 26-vjetorin e saj të lindjes ndërsa ndau me ndjekësit e saj edhe momentet nga kjo ditë e veçantë, të cilën e festoi në Dubai.

10:31
HRW: Sulmet e IS-it ndaj shiitëve janë krime kundër njerëzimit

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), ka paralajmëruar se sulmet kundër pakicës shiite të Afganistanit të kryera nga një degë e grupit ekstremist Shteti Islamik përbëjnë krime kundër njerëzimit.

10:31
Eurobondi/ Tabaku te Komisioni i Ekonomisë: S’mund të marrim borxh për të paguar kontratat PPP

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ekonomisë dhe Financave. Me pjesëmarrjen fizike në sallë janë prezentë deputetë të opozitës dhe qeverisë.

10:14
Atentati në Fier dhe grabitja në Krujë, Meta: Institucionet të bashkëpunojnë për të kapur autorët

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Fushë Krujë dhe në Fier.

10:05
“Shqipëria po bëhet gati për në BE”/ Rama editorial për ‘Politico.eu’: Grindjet brenda bllokut mund të pezullojnë përkohësisht zgjerimin!

Kryeministri Edi Rama në një editorial për Politico.eu ka bërë të qartë se synimi i Shqipërisë është integrimi në BE. Ai thotë se BE -ja po humb fytyrën me mbrojtësit e saj më të fortë, ndërsa thekson se nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të vijë në BE, ndoshta BE -ja mund të vijë në Ballkanin Perëndimor.

10:03
Gjermania forcon kontrollin kufitar me Poloninë

Kufiri gjermano-polak është shndërruar në një pikë të nxehtë të kalimeve të migrantëve gna Bjellorusia. Gjermania po mendon mundësinë e kontrollit më të rreptë të kufirit.

09:48
DW: Energjia së shpejti e papagueshme?

Çmimet e energjisë elektrike, gazit dhe naftës po rriten gjithnjë e më shumë. Edhe konsumatorët gjermanë ndeshen me fatura të larta. Problemi është se nuk pritet ndonjë përmirësim i shpejtë, thekson Henrik Böhme.

09:29
Biden, përpjekje për t’i dhënë formën përfundimtare paketës së shpenzimeve sociale

Presidenti amerikan Joe Biden po takohet në Dellauer të dielën me dy senatorë demokratë në një përpjekje për t’i dhënë formën përfundimtare një pakete që përfshin shpenzime në fushën sociale, si dhe për projekte mbi klimën, përpara se ajo të paraqitet të hënën në Kongres.

09:21
Salah i “vjedh skenën” Ronaldos, Man. United sheh makthe në “Old Trafford”

Ishte testi i të vërtetës për Manchester United, që pas një merkatoje verore tejet të bujshme, duhej të tregonte se ka ardhur momenti të garojë për titullin kampion në Premier League, por mori një shuplakë tejet të rëndë, që do t’i djegë gjatë.

09:18
Ishte dënuar me 8 vite burg në Itali/ Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Akuza e rëndë për të cilën akuzohet

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar, i cili ishte dënuar në Itali me 8 vite burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

09:07
Suarez shmang humbjen e Atleticos, Sociedadi mbetet i vetëm në krye

Luiz Suarez shpëton Atleticon nga humbja përballë Real Sociedadit në “Wanda Metropolitano”.

09:04
​Shefi i OBSH-së: Pandemia përfundon kur bota vendos t’i japë fund

Pandemia e COVID-19 do të përfundojë “kur bota të vendosë t’i japë fund, pasi të gjitha mjetet për të luftuar virusin janë tani në dispozicion”, deklaroi shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke përsëritur thirrjet e tij për një shpërndarje më të drejtë të vaksinës. .