Monika dhe Fifi ishin organizatore të një loje e cila duket se ka ofenduar si rezultat gjithë pjesën tjetër të banorëve

Ato vendosën të inskenonin debate mes tyre si një mënyrë për të kuptuar aleancat dhe armiqësitë mes banorëve.
Kjo gjë i ka prekur shumë banorët të cilët u shqetësuan tepër për marrëdhënien mes dy banoreve.
Sabiani nisi të akuzonte i revoltuar pjesëtaret e këtij plani, teksa një debat i ashpër lindi dhe mes tij dhe Palomës.
Nga kjo përballje Paloma e përlotur i sqaroi Sabianit se dëshironte shumë që t’ja thoshte atij të vërtetën por Monika dhe Fifi e kundërshtuan.

Pjesë nga biseda:
Sabiani: Turp të të vijë. Ti të lozësh me ne. Pse nuk na the?
Paloma: Mua turp të më vijë? Plani nuk ishte i imi, doja të të tregoja por nuk më lanë
Sabiani: Të kishe ardhur
Paloma: Doja por nuk më lanë, iu luta që të të thoshim ty por nuk deshën

Top Channel